Bota

Rusia dërgon armë në Bjellorusi?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:53 - 01/09/21 |
Opi Nion

Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko, tha se vendi i tij së shpejti do të pranojë një dërgesë të madhe të pajisjeve ushtarake nga Rusia.

Duke folur të mërkurën në qytetin Babrushk të Bjellorusisë, Lukashenko tha se dhjetëra avionë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore, përfshirë “ndoshta” sisteme raketore S-400, do të dërgohen nga Rusia fqinje në Bjellorusi “në të ardhmen e afërt”.

Ai nuk dha detaje të tjera, por i konfirmoi raportet e mëhershme për një takim me presidentin rus, Vladimir Putin.

Lukashenko tha se, më 9 shtator, do të zhvillojë bisedime me Putinin në Moskë, për integrimin e mëtejshëm midis dy vendeve. Lukashenko, prej një viti, përballet me protesta të kohëpaskohshme kundër regjimit të tij.

Opozita ka refuzuar ta pranojë fitoren e Lukashenkës në zgjedhjet e gushtit të vitit të kaluar, për shkak të, siç ka thënë, manipulimit me vota.

Vendet perëndimore gjithashtu kanë refuzuar ta njohin Lukashenkën si president legjitim dhe kanë vendosur një varg sanskionesh kundër regjimit të tij, për shkak të shtypjes brutale të lëvizjes opozitare.

Lukashenko tha të mërkurën se integrimi më i thellë me Rusinë nuk do ta privojë vendin e tij nga sovraniteti.

“Ne po i ndërtojmë lidhjet tona si dy shtete sovrane”, tha ai.

Forcat ruse dhe bjelloruse pritet të zhvillojnë stërvitje të mëdha ushtarake këtë muaj./ REL

Pas