Bota

Rusi/ Shënohen rekord rastesh pozitive me COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:43 - 14/10/20 |
Opi Nion

Prej dy ditësh Rusia po shënon rekord të rasteve pozitive me COVID-19.  Autoritetet shëndetësore raportojnë se në 24 orët e fundit u regjistruan 14,231 raste pozitivë me COVID-19, numër rekord që na fillimi i pandemisë.

Ndërsa humbën betejën me koronavirusin 239 persona duke çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve të Rusisë në 23,205.

Ndërkohë, në Moskë shkollat vijojnë mësimin online , masë e marrë për të parandaluar përhapjen e infeksionit. Rritje më e madhe e numrit të rasteve pozitivë u identifikua në Moskë, ku u regjistruan 4573 teste të reja pozitive.

Gjithashtu, autoritetet raportuan se 25,2% e personave të infektuar nuk shfaqin simptoma klinike. Edhe pse shifrat janë të larta autoritetet thanë se nuk do të ketë një karantinë të dytë./ Opinion.al

Pas