Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Rusi. Një modele 24-vjeçare, Ekaterina K. është gjetur e masakruar në një valixhe në apartamentin e saj në Moskë.
Sipas autoriteteve modeles i ishte prerë fyti dhe ishte qëlluar disa herë me thikë, më pas trupi ishte kyçur në valixhe. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se ngjarja makabër ka ndodhur për motive xhelozie, kjo pasi modelja dhe blogerja e njohur kishte vetëm pak muaj që ishte ndarë nga i dashuri i saj 35-vjeçar dhe ishte lidhur me një biznesmen 52-vjeçar.
24-vjeçarja ishte një studente e shkëlqyer e mjekësisë dhe numëronte mijëra ndjekës në profilin e saj në Instagram./Opinion.al