Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusi, Kinë, Iran: Bashkim i autokracive?

2022/09/19 at 9:00 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rusi, Kinë, Iran: Bashkim i autokracive?

Takimi i Organizatës së Shangait për Bashkëpunimin, SCO në Samarkand tregon sidomos një gjë: anëtarët e tij thonë se e shohin veten si partnerë, por në radhë të parë ndjekin interesat e tyre.

Nuk duhet të ketë dyshim: Kina dhe Rusia janë shtete mike dhe do të mbeten të tilla. Një “mik të vjetër” e vlerësoi presidenti Xi Jinping gjatë takimit të Organizatës së Shangait për Bashkëpunimin, SCO presidentin rus, Putin. Ky iu përgjigj, se ai shpreson për impuls të ri në partneritetin kinezo-rus. Por se si do të jetësohet miqësia mes dy fuqive të mëdha, për këtë nuk dolën shumë të dhëna konkrete nga takimi në Samarkand, Uzbekistan. Putin lëvdoi “partneritetin strategjik, gjithëpërfshirës” me Kinën, bëri fjalë për një “botë multipolare” të re, dhe dënoi “përpjekjet për një botë monopolare”. Për këtë përgjegjës është SHBA, sipas presidentit rus. Putin dënoi “provokimet” e SHBA në Rrugën e Tajvanit dhe theksoi, se Rusia mbështet parimin “një Kinë”.

Por Putin nuk mund të shpresonte për një pohim të pranueshëm për të në lidhje me luftën e Ukrainës. Kina është e gatshme të punojë me Rusinë për të demonstruar përgjegjësinë e fuqive të madhe për stabilitet dhe energji pozitive në botë të kaosit, deklaroi Jinping. Ai nuk e përmendi sulmin rus kundër Ukrainës. As në një pozicionim zyrtar kjo nuk u përmend.

“Neutralitet prorus”

Deklaratat e presidentit kinez janë shprehje e linjës së deritanishme kineze në politikën e jashtme, thotë drejtuesi i Zyrës së Pekinit të Fondacionit, Konrad Adenauar në bisedë me DW, Johan Fuhrmann. Vërtet të dy vendet në kuadër të Lojërave Olimpike në një deklaratë u shprehën kundër sundimit të perëndimit, por çfarë pason pas saj: “Pyetja që shtrohet është natyrisht, a çon një deklaratë e tillë në një aleancë apo partneritet?” Sipas Fuhrmann, “që Kina nuk synon një aleancë duket në atë që Pekini nuk përpiqet t’i mënjanojë sanksionet e perëndimit. Në të njëjtën kohë, Kina i zuri vendin Gjermanisë si importuesi më i madh i gazit rus. Kjo është problematike nga këndvështrimi perëndimor.” Për politikën  që vumë re në Samarkand është futur tani nocioni i “neutralitetit prorus”, thotë Fuhrmann.

Partnerë në një rajon të vështirë

Pekini ka interes të zgjerojë rrjetin e marrëdhënieve tek shtetet aziatiko-qendrore, thotë Johan Fuhrmann. “Në të njëjtën kohë duhet thënë, se bëhet fjalë për një rajon shumë konfliktuoz, vendet e të cilit nuk janë unison të bashkuara pas Kinës dhe Rusisë. Aty ka hezitim të madh.” Vetëm Irani kërkon një marrëdhënie të ngushtë me Rusinë. Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi tha në Samarkand, se vendi i tij do të neutralizojë një pjesë të madhe të sanksioneve me Rusinë përmes bashkëpunimit. “Bashkëpunimet mund të zgjerohen në sferën politike, komerciale, ekonomike dhe në teknologjinë hapësinore.” Si hap për këtë Teherani shikon anëtarësimin në SCO.

Shtetet e tjera aziatiko-qendrore të SCO (Kazakistani, Kirgistani, Tadxhikistani, Uzbekistani) ndjekin një poitikë tjetër, thotë politologja, Andrea Schmitz nga Fondacioni për Shkencën dhe Politikën. Për të nuk bëhet fjalë, nëse këto vende do duhet të lidhen më shumë me Kinën apo me Rusinë, sepse që sot ato kanë lidhje të ngushta. Kina është ndërkohë kredidhënësja më e madhe e këtyre shteteve. Sipas Schmitz bëhet fjalë për asimetrinë e bashkëpunimit, që pjesërisht shkon deri në varësi. “Kjo natyrisht nuk është në interes të vendeve aziatiko-qendrore.” Prandaj synimi nuk është të ndërrohen varësitë me një varësi tjetër. Vendet aziatiko-qendrore përpiqen të diversifikojnë marrëdhëniet e jashtme dhe ato ekonomike për të mbajtur marrëdhënie pragmatike e të shumëanshme me shumë partnerë. “Qëllimi i tyre nuk është të dorëzohen nën strehën e një aktori hegjemonial.” I këtij mendimi është edhe eksperti, Johan Fuhrmann, që thekson që këto vende përpiqen të jenë sa më neutrale. “Por përmes luftës në Ukrainë po rritet presioni për t’u pozicionuar.”/DW

Ju sugjerojmë

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…
-U tha në Opinion

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…

17 Dhjetor, 2025 11:20 pm
Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”
-U tha në Opinion

Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”

17 Dhjetor, 2025 10:54 pm
A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori
-U tha në Opinion

A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori

17 Dhjetor, 2025 10:44 pm
Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore
Rajoni

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

17 Dhjetor, 2025 10:34 pm
Mohammed Bin Salman synon blerjen e Barcelonës për 10 miliardë euro
Sport

Mohammed Bin Salman synon blerjen e Barcelonës për 10 miliardë euro

17 Dhjetor, 2025 9:46 pm
SHBA: Gati paketë të re sanksionesh, nëse Rusia refuzon marrëveshjen e paqes
Bota

SHBA: Gati paketë të re sanksionesh, nëse Rusia refuzon marrëveshjen e paqes

17 Dhjetor, 2025 8:46 pm
Berisha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD: Salianji është vetëpërjashtuar
Kryesore

Berisha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD: Salianji është vetëpërjashtuar

17 Dhjetor, 2025 8:42 pm
“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD
Kryesore

“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

17 Dhjetor, 2025 7:07 pm
Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës
Kryesore

Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës

17 Dhjetor, 2025 6:48 pm
Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet
Kryesore

Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet

17 Dhjetor, 2025 6:39 pm
Para
The Telegraph përcjell deklaratën e Ramës: Do fitoni më shumë se në Britani nëse…

The Telegraph përcjell deklaratën e Ramës: Do fitoni më shumë se në Britani nëse...

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II, Princi George dhe Princesha Charlotte marrin pjesë

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II, Princi George dhe Princesha Charlotte marrin pjesë

Plagosja në Korçë/Policia dyshon se 53-vjeçari s’ishte shënjestra,u qëllua aksidentalisht

Plagosja në Korçë/Policia dyshon se 53-vjeçari s'ishte shënjestra,u qëllua aksidentalisht

TE FUNDIT

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…

Hoxha: Nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Ballukut, duhet që të bind se…
17 Dhjetor, 2025

Kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetit ndaj Belinda Ballukut është diskutuar këtë të mërkurë në...

Lexo më shumë

Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”

Publikoi materialin sekret të SPAK për Ballukun?Gazment Bardhi reagon për “Opinion”
17 Dhjetor, 2025

Ditën e djeshme, më 16 dhjetor SPAK i kërkoi Parlamentit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres dhe njëherësh ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës...

Lexo më shumë

A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori

A ka përplasje mes mazhorancës dhe SPAK-ut për Ballukun? Flet ish-prokurori
17 Dhjetor, 2025

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda dhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, ka komentuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në...

Lexo më shumë

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore
17 Dhjetor, 2025

Ministri i Bujqësisë i Serbisë, Dragan Glamoçiç, deklaroi të mërkurën se Kina dhe Serbia po e thellojnë partneritetin strategjik përmes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com