Pas urdhrit të Presidentit Vladimir Putin, Rusia ka nisur mbledhjen e burrave të rekrutuar për të marrë pjesë në mobilizimin e pjesshëm ushatarak në Ukrainë.
Mes personave që janë thirrë në ushtri janë edhe burrat të cilët protestuan kundër luftësn në Ukrainë.
Një protestues në Moskë u tha se ata përballeshin me një dënim me 10 vjet burg për refuzimin e marrjes së një urdhri regjistrimi, shkruan The Guardian.
“Nga 15 departamente policie është marrë informacion se të arrestuarve iu është dorëzuar fletëthirrja në zyrën e regjistrimit dhe regjistrimit ushtarak.
Një tjetër demonstrues i tha Moscoë Times se protestuesve meshkuj iu dhanë draft dokumente në stacionin e policisë. Ajo i tha gazetës:
Ishte një oficer rekrutimi ushtarak, i cili u dha të arrestuarve draft njoftimet. Kur personit të parë iu kërkua të shkonte në një dhomë të veçantë, ne nuk e kuptuam se çfarë po ndodhte – por kur ai u kthye me një dokument, ne filluam të qanim”, raporton OVD-Info.
Më herët gjatë ditës së sotme, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov nuk pranoi të mohonte raportet se disa protestuesve u ishin dhënë draft dokumente, duke thënë vetëm: “Kjo nuk është në kundërshtim me ligjin”.