Bota

Rusi/Arrestohen bashkëpunëtorët e Alexey Navalny


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:23 - 22/01/21 |
Opi Nion

Disa prej bashkëpunëtorëve të liderit opozitar rus Alexey Navalny janë arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia vendase. Sipas mediave ruse, agjentët arrestuan në Moskë zëdhënësen e disidentit, Kira Yarmish dhe Gheorghi Alburov, i cili punon për departamentin hetimor të Fondacionit Navalny Kundër Korrupsionit, shkruan Ansa.

Arrestime pati edhe në zona të tjera të Rusisë, mes të cilëve edhe Anastasia Panchenko, koordinatore e aktivistëve Navalny në rajonin e Krasnodarit dhe një vullnetare e kundërshtarit në Kaliningrad.

Vetë Navalny u arrestua sapo u kthye në Moskë pak ditë më parë, pas qëndrimit për rreth 5 muaj në Gjermani për t’u kuruar nga një helmim me agjent nervor Novichok.

Ai është dënuar me 30 ditë burg për shkelje të dënimit me kusht./Opinion.al

Pas