Bota

Rusi/ 999 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:49 - 17/10/21 |
Opi Nion

Rusia vijon të regjistrojë numër të lartë të viktimave dhe rasteve të reja nga koronavirusi.

Task Forca kombëtare e koronavirusit në Rusi njofton se gjatë 24 orëve humbën jetën 999 qytetarë nga COVID, teksa janë shënuar mbi 30 mijë raste të reja.

Edhe pse autoritetet ruse janë përpjekur të nxisin vaksinimet, më pak se një e treta e popullsisë është plotësisht e vaksinuar.

Por Kremlini nuk i është drejtuar një bllokimi kombëtar në përpjekje për të ruajtur ekonominë, duke deleguar përgjegjësinë për kufizimet e koronavirusit tek autoritetet lokale.

Në shumë qytete të mëdha, bizneset mbeten të hapura dhe jeta e përditshme vazhdon si zakonisht.

Ndërsa zonat më të zhvilluara dhe të urbanizuara të vendit janë më të prekura nga epidemia, madje edhe rajoni i vogël i populluar siberian i Sakha dhe Chukotka në ekstremin verilindor kanë shkallë të lartë rastesh.

Grupi i punës i koronavirusit në Rusi ka raportuar zyrtarisht rreth 7.99 milionë raste të konfirmuara dhe 223.312 vdekje për shkak të virusit.

Pas