Aktualitet

Rushaj: Për vettingun s’kemi asnjë propozim,nuk është diskutuar me partnerët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:26 - 12/10/21 |
Opi Nion

Pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ka folur për mediat Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.

Rushaj është pyetur për zgjatjen e mandatit të organeve të vettiungut dhe amendamentin që pritet të depozitohet në Kuvend nga PS.

Në fjalën e tij para mediave ai ka theksuar se deri më tani nuk kanë marrë asnjë propozim konkret, duke mos u kthyer kështu edhe gazetarëve një përgjigje konkrete.

Rushaj është shprehur se kur të kenë në dorë propozimin apo kërkesën nga partnerët atëherë do të marrin parasysh edhe format e strategjisë dhe negociatat mes palëve.

Pyetje: Z. Rushaj, ju jeni mandatuar nga z.Basha për çështjen e vetingut. A është PD e gatshme të diskutojë si çështje të vetme apo do të negocioni në një paketë për të tjera ndryshime kushtetuese?

Alfred Rushaj: Ne nuk kemi marrë asnjë propozim nga askush deri tani për vetingun.  Kjo është një çështje që nuk është diskutuar me asnjë partner dhe asnjë forum deri tani.

Pyetje: Ju çfarë dëshironi?

Alfred Rushaj: Ne do të kemi një qëndrim atëherë, kur të kemi një propozim konkret. Mbi atë do të flasim dhe padyshim do të jetë pjesë e një strategjie tonës më të madhe, por e rëndësishme për ne është që mbi të gjitha të vihen interesat e shqiptarëve dhe jo nevoja që ka Partia Socialiste apo Edi Rama.

Pyetje: Pra nuk jeni të gatshëm për ta votuar? Sepse e kërkojnë partnerët?

Alfred Rushaj: E para ne nuk kemi asnjë kërkesë nga partnerët deri tani. Po e ripërsëris edhe një herë, nuk kemi marrë asnjë kërkesë nga askush deri tani. Unë jam i ngarkuar për këtë si pjesë e një procesi më të madh, pra ne jemi të gatshëm të diskutojmë për çështje shumë më të rëndësishme, siç është ndryshimi i Kodit Zgjedhor, ndryshime të tjera që kanë të bëjnë me interesin e shqiptarëve, por jo për çështje që i takojnë Edi Ramës.

Pyetje: Duke e kushtëzuar me vetingun apo duke i lënë të ndara?

Alfred Rushaj: Strategjitë se si do të negociojmë se çfarë do të bëjmë do të paraqiten kur të kemi diçka konkrete./Opinion.al

Pas