-U tha në Opinion

Rushaj: Berisha, në të drejtën e tij për të kërkuar anulimin e vendimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:00 - 20/09/21 |
Opi Nion

Nënkryetari i PD, Alfred Rushaj ka folur lidhur me vendimin e krydemokratit Lulzim Basha ppër të përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar.

Në emisionin “Opinion”, Rushaj është shprehur se Berisha është në të drejtën e tij për të bërë gjithçka brenda statutit të PD për të kërkuar anulimin e vendimit të Bashës.

Nënkryetari i PD tha se Basha nuk kishte rrugë tjetër veçse përjashtimin e Berishës, pasi përpjekjet e tij për të gjetu një lloj kompromisi me SHBA dhe Berishën kishin dështuar.

“Doktor Berisha është në të drejtën e tij të shqyrtojë çdo rrugë procedurale për ta marrë atë vendim, siç Basha si kryetar partie është në të drejtën e tij që të marri një vendim dhe të diskutohet është apo jo i drejtë. Do të mashtroja po të thoja që vendimi është pa kosot për PD, Berisha dhe emri i tij është i lidhur me emocionet e shumë demokratëve. Interesi i PD e do që ne të jemi në marrëdhënie të ngushta me aleatët tanë. Unë nuk kam qenë pjesë e këtij diskutimi me Berishën, para zgjedhjeve jo se askush nuk kishte asnjë ideje për këtë pjesë. Pasi u shpall vendim, kam komunikuar me Bashën dhe më ka thënë se ka komunikuar si me partnerët tanë si dhe me Berishën për të gjetur një zgjidhje që nuk ishte kjo dhe nuk kishte gjetu një lloj kompromisi. Kjo ishte e vetmja e rruga që i kishte mbetur”-Rushaj./Opinion.al

Pas