Bota

Rusët godasin laboratorin bërthamor në Ukrainë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:24 - 27/03/22 |
Opi Nion

Forcat ruse kanë bombarduar qendrën e kërkimit bërthamor në Kharkiv.

“Aktualisht është e pamundur të vlerësohet shkalla e dëmit për shkak të sulmeve që nuk ndalen në zonën e instalimit bërthamor”, thuhet në një postim në Twitter nga parlamenti ukrainas.

Sipas Inspektoratit Kombëtar të Energjisë Bërthamore, cituar në mesazhin e Kuvendit, dëmtimi i centraleve bërthamore në Ukrainë është bërë një shqetësim që nga fillimi i pushtimit rus.

Në fillim të këtij muaji, Ukraina i tha mbikëqyrësit bërthamor të Kombeve të Bashkuara se i gjithë kontakti me termocentralin në Çernobil kishte humbur.

Ditë më parë, Rusia sulmoi centralin bërthamor në Zaporizhzhia, duke shaktuar zjarr pranë tij.  Sulmi i forcave ruse u dënua nga udhëheqësit botërorë./Opinion.al

Pas