Karl Heinz Rummenigge nuk ka frikë të thotë atë që mendon. Presidenti i këshillit administrativ të Bayern Munich ka sulmuar ashpër klubet e Premier League, në lidhje me blerjet e vazhdueshme të lojtarëve nën moshë. Një metodë veprimi që është gjithnjë dhe më shumë në modë brenda klubeve angleze, që peshkojnë dhe federojnë lojtarë gjithmonë dhe më të rinj.
Ajo e drejtuesit gjerman ka qenë një akuzë e vërtetë dhe këto deklarata e pritet të ndezin akoma më shumë debatin ndërkombëtar: “Ne nuk kemi ndërmend të marrim fëmijë 10 vjeç siç bëjnë klubet angleze. Kjo nuk është merkato, është një metodë që mund të klasifikohet si pengmarrje”, ka thënë ish-sulmuesi i Inter.