Kombëtarja Shqiptare e Futbollit është gati për të lënë mjediset e hotelit për t’u nisur drejt stadiumit ku dhe do të luajë sfidën e zjarrit, për “jetë a vdekje’.
Vetëm pak minuta, tashmë na ndajnë nga sfida e zjarrtë e raundit të tretë dhe i fundit i ndeshjeve të fazës së grupeve në “Euro 2016”.
Vëmendja e gjithë shqiptarëve do të jetë te sfida e Kombëtares “kuqezi” dhe asaj të Rumanisë, një ndeshje e cila do të vendosë edhe çështjen e kualifikimit për në raundin e mëtejshëm.
Nga foto e publikuar, vihet re autobusi i Kombëtares që është ndalur poshtë hotelit ku qëndrojnë futbollistët shqiptar, të cilët për pak minuta pritet të zbresin, për t’u nisur drejt sfidës së mbrëmjes. Suksese!