-U tha në Opinion

Ruli: Fatos Nanos konsolidimin e pushtetit ia dha burgu


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:10 - 26/01/21 |
Opi Nion

Ish-ministri Genc Ruli ka treguar në emisionin “Opinion” fillimet e angazhimit të tij në politik dhe disa nga ngjarjet e viteve ’90 që kanë lënë gjurmë në tranzicion shqiptar.

Ruli është ndalur në marrëdhëniet që ai ka pasur me ish-kreun e PS-së, Fatos Nano. Teksa tha se ka pasur njohje me Nanon, ai shtoi se ky i fundit e rriti ndikimin e tij tek socialistët pasi u dënua me burg.

Sipas ish-ministrit Nano ka lënë një model kolegjialiteti mbi PS-në dhe strukturat e saj.

“Fatosi ka qenë në një gjimnaz me mua. Pastaj ishte pedagog i jashtëm i Ekonomikut. U ndeshnim. Kishim njohje, goxha njohje me Fatosin, pastaj qe politika, qe politika që njëherë pak i nervozuar më tha kur ishte kryetar i PS “pse çfarë diference ka në mendime, në liberalizëm filozofi mes meje, Gramozit dhe ty. Madje kam qenë dhe më liberal se ty”. “Po”, i thashë unë. Ndryshimi qe në atë sekondë, në atë moment. Përgjithësisht kam pasur respektin për të në formatin e tij intelektual. Në lidhje me qeverisjen dua të them, Fatosi si kryetar partie së pari, konsolidimin e pushtetit ia dha burgu. Në momentet e para ai qe një figurë krejt e re e papërshtatshme për trupin e Partisë së Punës dhe e shihnin si të huaj. Martirizimi i dha pushtetin. Fatosi në finale la një vijë të qartë të një liberalizmi konseguent nga ana e tij. Një liberalizim që vinte dhe nga një lloj moskokëçarje, por ama la një model kolegjialiteti mbi emrin e partisë dhe strukturave të partisë”, tha Ruli./ Opinion.al

Pas