Rudina Magjistari është një prej personazheve publik e cila ka arritur të mbajë larg syve të publikut vajzën e saj të vogël. Mia është fëmija i parë i Rudinës dhe Xhavit Bajramit, por vogëlushja gjithmonë është ruajtur me fanatizëm nga prindërit e saj.
Mirëpo edhe pse nuk na e ka treguar fytyrën e Mias, Rudina shpesh herë poston ndonjë foto të sajën në distancë. Ditën e djeshme Rudina ka postuar një foto të vajzës e cila shihet teksa luan në rërë, dhe menjëherë bie në sy se sa shumë është rritur Mia.
Në foton e postuar Rudina shkruan se ajo për të është jugu, veriu, lindja e perëndimi.