-U tha në Opinion

Rudina Hajdari: Sot mazhoranca do të përballet me diçka tjetër  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:42 - 08/06/20 |
Opi Nion

Deputetja Rudina Hajdari tha gjatë një lidhjeje në emisionin “Opinion” se tashmë mazhoranca duhet të përballet me opozitën parlamentare lidhur me votimin e reformës zgjedhore në kuvend.

“Ata deputetët janë ata që e kanë vuajtur këtë pjesë sepse  duhet të merren me këta njerëz që i kanë quajtur tradhtarë për dy vite e gjysmë dhe tani është momenti i duhur të tregojnë veten dhe të tregojnë që nuk kanë për ta votuar këtë marrëveshje. Opozita parlamentare ka kërkuar ndryshimin e sistemit. Ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk ka patur konsensus. Sot mazhoranca duhet të përballet me diçka tjetër dhe do të përballet me ata individë që janë në parlament . Ju keni parë ata deputetë këto kohë dhe do të jenë shumë rezistues deri në momentin e fundit dhe do të shohim se çfarë do të bëjmë”.

Duke u shprehur se palët nuk kanë bërë reformë, por Pazar, Hajdari ka shpjeguar përse ajo firmosi marrëveshjen edhe pse nuk ishte dakord me të.

“Ju thashë në momentin e parëm, arsyeja që e votova pro ishte:  E para sepse nuk doja të isha bllokuese për integrimin në BE. E dyta sepse vërtetova që opozita jashtëparlamentare ishte në një rrugë të gabuar dhe erdhën drejt rrugës sime dhe erdhën pikërisht në atë tryezë që i vërtetoi që deri më sot, qëndrimi jashtë sistemit dhe garantimi  për të shkuar në zgjedhjet e ardhsme, kjo është një gjë për t’u përshëndetur. /Opinion.al

 

 

Pas