Rudina Hajdari i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku kërkon dorëheqjen nga posti i kryetares së Komisionit të Integrimit dhe në vendin e saj propozon që të caktohet deputeti i opozitës së re, Halit Valteri.
Letra e dërguar nga Hajdari, mban datën 26 shkurtit 2020. Hajdari, kryetarja e grupit parlamentar Demokrat kërkon ndryshime edhe në ‘Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik’ dhe në ‘Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese’.
Konkretisht në letër kërkohet shkarkimi i Fationa Dhimitrit nga drejtimi i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik dhe në vend të saj të emërohet deputeti Halil Jakimi.
Gjithashtu me lëvizjen e Halit Valterit i propozuar si kryetar i Komisionit të integrimit, vendin e tij të nënkryetarit në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese ta zërë deputeti Arlind Cacani.