Gjatë protestës të së shtunës, deputetja e dalë me votat e demokratëve, Rudina Hajdari pati një reagim të fortë ndaj kreut të PD-së. (LEXO LAJMIN KËTU)
Por këtë të hënë, zonja Hajdari duke bërë thirrje për qetësi në protestë, dënon dhe dhunën ndaj zyrtarit të PD-së, Sahit Dollapit.
“Duke marrë parasysh pasojat e dhunës të së shtunës dhe duke i uruar shërim të shpejtë Sahit Dollapit dhe të gjithë të lënduarve, uroj që të shmangim përplasjen vëllazërore sot. Kundërshtarët politikë nuk janë armiqtë tanë dhe sjellja barbare i bën të baraz-fajshme të dyja krahët” shkruan ajo. / Opinion.al
LEXO EDHE- Rudina Hajdari flet për një “shumicë të heshtur” dhe ambasadorin e OSBE