Kryesore

Rudina Hajdari kërkon të thyejë të gjitha rregullat


               Publikuar në : 14:30 - 19/04/19 |
geliano fataj

Me vendimin që morën për të mos djegur mandatin e deputetit, ata u përjashtuan nga partia Demokratike. Por Rudina Hajdari, e cila të enjten u zgjodh në krye të grupit të ri Parlamentar thotë se ajo dhe Myslim Murrizi nuk janë larguar nga PD.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hajdari thotë se grupi i ri Parlamentar Demokrat është krijuar në përputhje të plotë me Rregulloren e Kuvendit, ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Shqipërisë.

Partia Demokratike me vendimin për “dorëzimin në bllok të mandateve” vendosi njëkohësisht të ndërprejë përfaqësimin në Kuvend dhe të shkrijë Grupin Parlamentar të PD. Neni 15, pika e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë përcakton se: Për krijimin e një grupi parlamentar kërkohet një minimum prej 7 deputetësh. Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamentar. Një deputet që largohet nga grupi parlamentar, mund t’i bashkohet një grupi tjetër parlamentar vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit“, shkruan zonja Hajdari.

Sipas saj ata nuk janë në kushtet e largimit nga Grupi Parlamentar i PD dhe nuk është i vlefshëm kushti i afatit 6 mujor.

Por deputetja Hajdari, si një deputete e re duhet ta dijë se për zëvendësimin e depuetëve opozitarë u anashkalua Këshilli i Rregullores dhe Mandateve. Po ashtu përjashtimin e saj nga PD, e përmendi dhe mbrëmjen e djeshme dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Nuk ekziston asnjë grup parlamentar i PD në parlament. Është në statut që nxjerr jashtë të gjithë ata që nuk zbatojnë vendimet e PD, përjashtohen vetvetiu. Ti që bën një veprim të tillë ti ke bërë një zgjidhje. Për mua liria është zgjedhje dhe për por zgjedhje dhe do marrësh konsekuencat. Liria është vetëdisiplinim”./Opinion.al

Pas