Aktualitet

Rudina Hajdari infektohet me COVID-19, si është gjendja shëndetësore e saj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:26 - 01/11/20 |
Opi Nion

Deputetja Rudina Hajdari ka njoftuar se është infektuar me COVID-19. Lajmi është konfirmuar nga deputetja përmes një postimi në rrjetet sociale.

Hajdari shkruan se pas shfaqjes së disa simptomave, ajo ka kryer testin dhe ka rezultuar pozitive me koronavirus. Deputetja shprehet se gjendja e saj është e mirë dhe simptomat janë të lehta. Po ashtu, ajo njofton se sapo ka marrë përgjigjën e testit, është karantinuar.

Postimi

Të dashur miq, mbas shfaqjes së disa simptomave, jam testuar dhe kam rezultuar pozitive me Covid19.

Fatmirësisht deri tani simptomat janë të lehta dhe të përballueshme, por do më duhet të izolohem për të ruajtur shëndetin e familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve.

Nga sot e deri kur rezultatet të ridalin negative, do të punoj nga shtëpia dhe do të mund të takohemi vetëm online.

Do mundohem të përdor sa më shumë teknologjinë për të kompesuar mungesën fizike dhe ta shfrytëzoj këtë kohë për të zhvilluar ide dhe projekte të reja.

Ju lutem shumë merreni seriozisht këtë sëmundje dhe masat mbrojtëse ndaj saj.

Ruajuni për veten dhe familjet tuaja. Ju uroj shëndet të gjithëve./ Opinion.al

Pas