Aktualitet

Rudina Hajdari flet për të atin:Shtëpia e tij ishte PD,që e vogël më tregoi se…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:09 - 30/04/22 |
Opi Nion

Një nga figurat që është rikthyer në PD dhe që ka marrë pjesë në Kuvendin e sotëm është edhe Rudina Hajdari, vajza e një prej themeluesve të PD,  Azem Hajdarit.

Në fjalën e mbajtur Hajdari i është drejtuar delegatëve të PD-së duke i quajtur familje politike.

Më tej Hajdari me nostalgji ka treguar se që kur ishtë e vogël, një njeri kurajoz, vizionar dhe kurajoz, që ishte babai i saj i ka folur për këtë shtëpi të madhe që është Partia Demokratike.

“E dashur familja ime politike. Mirë se ju gjeta. Jam e lumtur që jam këtu sot, jap fjalën time para delegatëve të PD. Edhe përpara se u përjashtova, ish-kryetari i Komanduar, për aq kohë sa zgjati, dhe zgjati shumë, nuk më lejoi të flisja në Kuvend. Sot kam privilegjin të flas para delegatëve. Familja ime e dashur, familja ime politike, kur isha e vogël, një njeri kurajoz, vizionar dhe kurajoz, më tregonte për këtë shtëpi të madhe. Një shtëpi të denjë, që do strehonte brenda saj, mendimtarët e saj më të artë. Kudo sundonte e drejta, barazia para ligjit dhe gara e ndershme. Një shtëpi ku anëtarët e saj respektonin njëri tjetrin dhe punon me pasion për të realizuar ëndrrat e përbashkëta. Njeriu që fliste për këto ide ishte im at, Azem Hajdari. Shtëpia e tij ishte PD, partia më e bukur në botë. Që e vogël jam rritur me përfytyrimin e asaj se si duhej të ishte PD. Ai përfytyrim më motivon edhe sot. Në 30 vite PD ka bërë shumë për vendin, lëvizim lirshëm në BE dhe jemi pjesë e NATO-s. Kemi bërë disa gabime që na lind detyra t’i korrigjojmë sa më parë. Si pasojë e tyre vendi u fut në një spirale autokracie që s’po del as sot. Ja hoqëm fuqinë qytetarëve, dhe ia lamë në dorë kryetarëve. Ta shndërrojmë PD në një opozitë të fortë dhe forcë qeverisëse nesër.”, tha Hajdari.

Pas