Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shpjeguar rrjedhjen e votave nga PD, në votim e Gramuz Ruçit në krye të Kuvendit.
Sipas Kryemadhit, ajo që ndodhi nuk ishte një tkurrje votash për opozitën e djathtë, por ‘diçka personale’ e atyre që votuan “pro” Ruçit.
Por, qëndrimet personale s’kanë të bëjnë me qëndrime politike, gjykoi kreu i LSI-së në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”.
“Rrjedhja e votave është më shumë 1 lojë. Edhe drejt grupit të LSI ka pasur oferta, kërkesa apo edhe shantazhe për të marrë pjesë në votim apo korrierë. Si ndodh? Në mënyrë shoqërore”, tha Kryemadhi.