Gramoz Ruçi ka njoftuar largimin nga politika. Kryetari i Kuvendit ka njoftuar këtë vendim në Kongresin e Partisë Socialiste njëkohësisht 30-vjetori i kësaj force politike.
Ai deklaroi në kongresin e PS se pikërisht në prag të 70-vjetorit, heq dorë nga çdo funksion politik. “ Në 9 shtator që nis legjislatura e re, nuk do të ushtroj më mandatin që më ka dhënë partia dhe nuk do të kem ambicjen për të qenë në asnjë organ të zgjedhur të familjes sime politike”, tha Ruçi./Opinion.al