Kryesore

Ruçi: Kushtetuta është garanti i demokracisë


               Publikuar në : 11:42 - 15/09/19 |
Al Do

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përshëndetur Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Pas Presidentit Meta i cili bëri thirrje që të gjithë të angazhohen në mbrojtjen e demokracisë nga pengmarrja, Ruçi thekson në mesazhin e tij se është Kushtetuta ajo që e mbron demokracinë.

“Kjo ditë na kujton se demokracia liberale është forma kryesore e demokracisë në kohën e sotme. Dhe demokracia liberale është në radhë të parë e mbi të gjitha demokraci kushtetuese. Kushtetuta është garanti i demokracisë dhe Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur deri në fund dhe pa asnjë kompromis për mbrojtjen e Kushtetutës.

Kuvendi është një institucion kyç i demokracisë dhe mbështetet në veprimtarinë e tij parlamentare ligjbërëse e kontrolluese në parimin universal të Magna Carta se demokracia mund të realizohet si demokraci nën ligj.”, shkruan në mesazhin e tij me rastin e 15 shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. /Opinion.al

Pas