Radio Televizioni Shqiptar këtë fushatë do t’i mbulojë vetë të gjitha kronikat e fushatës, duke ndaluar kështu dërgimin e kronikave të gatshme nga ana e politikanëve. Përmes një shkrese drejtuar kryetarëve të partive pjesëmarrëse në zgjedhje, është njoftuar se pasqyrimi i aktiviteteve të partive politike do të bëhet në mënyrë të pavaruar nga RTSH.
RTSH ka deklaruar gjithashtu se për këtë fushatë, gazetarët janë trajnuar prej ish gazetarit të BBC-së, Jonathan Stoneman. Ndërkohë është bërë me dije se së shpejti do të miratohet një ligj i cili detyron televizionet të transmetojnë falas reklamat e fushatës.