Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrumbullaku takim me strukturat vendore: Mos komandoni nga zyra, dilni në terren

2022/09/13 at 6:11 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrumbullaku takim me strukturat vendore: Mos komandoni nga zyra, dilni në terren

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ditën e sotme ka zhvilluar takim me strukturat e drejtorive vendore të policisë Vlorë, Gjirokastër, Firer, Berat Lezhë dhe Shkodër, si dhe me strukturat e drejtorive vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Gjirokastër dhe Shkodër.

Gjatë mbledhjes me ta Rrumbullaku iu ka bërë me dije edhe një herë objektivat që duhet të realizojnë brenda 100 ditëve.

Drejtori i Policisë së Shtetit i bëri thirrje policëve që të ndryshojnë  metodologjinë e punës,  si dhe u kërkon që të mos komandojnë nga zyrat por të dalin në terren, dhe t’u shërbejnë qytetarëve.

Ai shtoi se, duhet të intensifikohen masat për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale.

 Deklarata e plotë

“Angazhimi, përkushtimi, profesionalizmi, realizimi i detyrave, prioriteteve dhe objektivave të përcaktuara më parë dhe atyre të vendosura në kuadër të 100 ditëve, do të jenë të vetmit faktorë që do të përcaktojnë vijimesinë tuaj në detyrë.

Ndryshoni menjëherë metodologjinë e punës, duke filluar nga drejtori e deri te shefi i seksionit, mos komandoni nga zyrat por dilni në terren, kontrolloni, mbështesni, ndihmoni dhe orientoni shërbimet që keni në varësi, për të përmbushur sa më mirë detyrën në shërbim te qytetarëve.

Kërkoj impenjim maksimal dhe profesional, për hetime të thelluara, duke bashkëpunuar me prokuroritë respektive dhe agjencitë ligjzbatuese. Intensifikoni masat, me qëllim zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura më parë. Intensifikoni kontrollet në terren, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve nakotike në terren të hapur dhe në ambiente të mbyllura.

Grumbulloni informacion për lokalizimin dhe mundësoni kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri ose me lëndë narkotike. Krimi ekonomik të zhvillojë hetime proaktive kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave. Të përmirësohet sa më parë komunikimi i shërbimeve të Rendit dhe i shërbimeve të Policisë Rrugore, me qytetarët.

Policia Rrugore të vërë në përdorim teknologjinë dhe të shmangë kontaktet me përdoruesit e rrugës. Monitoroni akset rrugore nacionale, rurale dhe qendrat e banuara, me mjetet inteligjente dhe ndëshkoni maksimalisht shkeljet që janë burim potencial për ngjarje rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin.

Të ndiqen me rigorozitet dhe të trajtohen me përgjegjshmëri e profesionalizëm rastet e dhunës në familje, në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera përgjegjëse, me qëllim parandalimin e krimit në familje.

Të trajtohen me seriozitet ankesat dhe problematikat që adresojnë qytetarët deri në zgjidhjen e tyre, si dhe të informohen qytetarët për zgjidhjen e ankesës apo për mënyrën si duhet adresuar ankesa e qytetarit që të gjejë zgjidhje.

Të merren masa për garantimin e rendit dhe sigurisë në shkolla, duke zbatuar me përpikmëri planin e masave për këtë qëllim. Të bashkëpunohet me stafet drejtuese të shkollave, oficërët e sigurisë në shkolla, psikologët dhe bordet e prindërve, me qëllim parandalimin e depërtimit të fenomeneve kriminale në ambientet e shkollave, si dhe për zgjidhjen në kohë të konflikteve midis nxënësve apo midis tyre dhe personave të jashtëm.

Parandalimi dhe goditja e krimeve mjedisore të jenë ndër prioritetet parësore të punës së strukturave vendore të Policisë.

Të luftohen krimet ndërkufitare, ato që mund të zhvillohen nëpërmjet detit, kufirit të gjelbër apo nëpërmjet pikave të kalimit kufitar. Të rritet efikasiteti i goditjes së veprimtarive kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, trafikimit të mjeteve motorike, kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë dhe të dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta për kalim të paligjshëm të kufirit, të cilët hyjnë ilegalisht në vendin tonë, përmes kufirit të gjelbër me shtetin grek.”

Ju sugjerojmë

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
Bota

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

2 Dhjetor, 2025 10:34 pm
I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
Kryesore

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

2 Dhjetor, 2025 8:36 pm
“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
Bota

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

2 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
Kryesore

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

2 Dhjetor, 2025 7:50 pm
“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari
Bota

“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari

2 Dhjetor, 2025 7:22 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në Maliq

2 Dhjetor, 2025 6:37 pm
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

2 Dhjetor, 2025 6:25 pm
Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës
Aktualitet

Busti i Llazar Zai Fundos, një simbol i ri në kujtesën historike të Korçës

2 Dhjetor, 2025 6:21 pm
Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin
Bota

Si mund të detyrohet Rusia të ndalojë luftën? Ish-komandanti amerikan zbulon planin

2 Dhjetor, 2025 6:20 pm
Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?
Kryesore

Përmbytjet në Vlorë, Leskaj: Premtuat 38 mln lekë për hidrovorët, ku i çuat?

2 Dhjetor, 2025 5:50 pm
Para
Kush do të zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm në PD?  Emrat e dy kandidatëve

Berisha mbledh nesër grupin parlamentar, çfarë do të diskutohet

Nis protesta e Partisë së Lirisë te inceneratori i Tiranës

Nis protesta e Partisë së Lirisë te inceneratori i Tiranës

Konkursi i Tirana Bank dhe B4 Students, nxitje e inovacionit

Konkursi i Tirana Bank dhe B4 Students, nxitje e inovacionit

TE FUNDIT

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
2 Dhjetor, 2025

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të mbrohet, teksa administrata e Donald Trump-it...

Lexo më shumë

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
2 Dhjetor, 2025

Sali Berisha ka mbajtur sot atë që e quajti foltorja e parë e turit, ku u takua dhe pati një...

Lexo më shumë

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
2 Dhjetor, 2025

Firmat e armatimeve nuk kanë fituar kurrë kaq shumë sa në vitin 2024. Kështë thuhet në raportin e Institutit Ndërkombëtar të...

Lexo më shumë

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
2 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas arrestimit të ish-zv/presidentes së Komisionit Evropian, Federica Mogherini. Përmes një deklarate...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com