Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrumbullaku merr “Urdhrin e Meritës Policore” nga homologu spanjoll

2023/11/07 at 11:12 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrumbullaku merr “Urdhrin e Meritës Policore” nga homologu spanjoll

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare të Spanjës, Francisco Pardo Piqueras i ka dorëzuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë shqiptare Muhamet Rrumbullaku “Urdhrin e Meritës Policore” dhe “Medaljen e Kryqit të Bardhë”, të akorduara nga Ministri i Brendshëm i Mbretërisë spanjolle.

Njëkohësisht, u vlerësuan me “Medaljen e Kryqit të Bardhë”, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Drejtues i Lartë Saimir Boshnjaku dhe Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Drejtues i Lartë Pëllumb Seferi.

Ndërkohë, për të vlerësuar bashkëpunimin dhe rezultatet e arrira së bashku, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku iu dorëzoi “Medaljen e Nderit”, të akorduar nga Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, 3 drejtuesve të strukturave për Kufirin dhe Emigracionin, të Policisë Kombëtare spanjolle, konkretisht:

-Komisarit të Përgjithshëm të Emigracionit dhe Kufirit të Policisë Kombëtare të Mbretërisë së Spanjës, z. Julián Ávila Polo;

-Drejtuesit të Departamentit Qendror të Riatdhesimeve dhe Kthimeve në Komisariatin e Përgjithshëm të Emigracionit dhe Kufirit, z. David Bartolomé Sanz;

-Drejtuesit të Departamentit të Koordinimit dhe Emigracionit në Komisariatin e Përgjithshëm të Emigracionit dhe Kufirit, Z.Fernando Vaquero Moreno.

Në ceremoninë për dorëzimin e medaljeve për zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit, ishte i pranishëm dhe Ambasadori i Shqipërisë, në Spanjë, Gazmend Barbullushi.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar, Rrumbullaku shprehu falënderimet për vlerësimin e bërë, për të cilin tha se është një motivim për të dhe për 2 drejtorët e departamenteve, për të përmbushur misionin e vështirë të përballjes me sfidën globale të luftës kundër krimit.

Po ashtu nënvizoi se ky është një vlerësim që i bëhet të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët me profesionalizimin e tyre kanë sjellë realizimin e suksesshëm të një sërë operacionesh të përbashkëta në luftën kundër krimit dhe kanë ndihmuar në forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, jo vetëm profesional, por dhe miqësor.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare të Spanjës, Francisco Pardo Piqueras theksoi se kjo ceremoni ka një domethënie të veçantë, pasi vlerësohen punonjës të 2 policive, Policisë spanjolle dhe Policisë shqiptare, vlerësimi i cili është një dëshmi e bashkëpunimit shumë të mirë të vendosur mbi baza të besimit reciprok mes palëve. Gjithashtu, z. Piqueras u shpreh se në kohët e sotme, kur lufta ndaj krimit është një sfidë globale, bashkëpunimi është një element shumë i rëndësishëm, si në nivel bilateral ashtu dhe në atë multilateral.

Ju sugjerojmë

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Para
Komisioni i Ekonomisë online/Braçe-Metes: Mjafton buxheti për bujqësinë?” Sektor prioritar, ndihmojeni! 

Komisioni i Ekonomisë online/Braçe-Metes: Mjafton buxheti për bujqësinë?” Sektor prioritar, ndihmojeni! 

Garda bëhet ‘gardh’ te hyrja e Kryesisë/ Berisha: Deputetët të gatshëm për çdo sakrificë

Garda bëhet ‘gardh’ te hyrja e Kryesisë/ Berisha: Deputetët të gatshëm për çdo sakrificë

Buxheti 2024/Rama: Qeveria fond 2.2 miliardë lekë për bonusin e bebes, mbështesim familjet që në hapat e para

Buxheti 2024/Rama: Qeveria fond 2.2 miliardë lekë për bonusin e bebes, mbështesim familjet që në hapat e para

TE FUNDIT

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
8 Qershor, 2025

Seanca dëgjimore e miliarderit francez Pierre Édouard Stérin pritej me padurim. Pritej që ajo të zbulonte detaje të “një ekosistemi...

Lexo më shumë

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
8 Qershor, 2025

 “Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”- ky është reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
8 Qershor, 2025

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lexo më shumë

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
8 Qershor, 2025

Ditën e Dielë moti parashikohet i qëndrueshëm, orë të plota me diell, pa përjashtaur vranësira të pakta kalimtare nga orët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com