Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka dalë në një konferencë për shtyp lidhur me megaoperacionin e koduar “Never Forget”.
Rrumbullaku ka dhënë detaje rreth megaoperacionit, ku u lëshuan 15 urdhër-arreste, ndërsa u zbuluan 6 vrasje.
Ai renditi disa nga krimet që tashmë janë zbardhuar, në periudhat e ndodhura në 2021-2023.
“Janë zbardhur 6 vrasje, 3 raste të vjedhjes me dhunë, kanosjes së punonjësit të policisë si edhe zbardhjen e dy vrasjeve të kryera në tentativë. Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar 15 urdhra ndalimi, janë ekzekutuar 12 ndërsa 3 shtetas janë shpallur në kërkim. Artan Tafani, dyshohet se ka kryer disa ngjarje kriminale, vrasje nga viti 2021-2023”, tha Rrumbullaku.