Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrugëtimi i pazakontë i presidentit të Brazilit, Da Silva

2022/10/31 at 9:03 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Rrugëtimi i pazakontë i presidentit të Brazilit, Da Silva

4 vjet më parë, figura dhe e ardhmja politike e Luiz Inácio Lula da Silvas ishte dëmtuar rëndë.


Ai vinte nga varfëria, u pasurua në një mënyrë jo shumë të pëlqyeshme, u ngjit në krye të Partisë së Punëtorëve, udhëhoqi Brazilin si President dhe më pas u burgos. Të dielën, pas një gare shumë të ngushtë, votuesit Brazilianë e zgjodhën atë për të drejtuar vendin e katërt më të madh në botë që ka një sistem politik demokratik.

Kjo mund të përcaktojë trashëgiminë tij politike.

“Ata u përpoqën të më varrosnin për së gjalli dhe ja ku jam,” tha zoti Da Silva në fjalimin e tij të dielën në mbrëmje pasi rezultatet konfirmuan fitoren e tij të tretë presidenciale. “Jam këtu për të qeverisur në një situatë shumë të vështirë. Por unë kam besim te Perëndia, se me ndihmën e popullit tonë, ne do të gjejmë një rrugëdalje për këtë vend”, tha ai.

Jeta e zotit Da Silva ka përshkuar një rrjedhë të jashtëzakonshme.

Familja e tij u zhvendos nga një rajon i varfër në verilindje të Brazilit, në Sao Paulo për një jetë më të mirë, për t’iu bashkuar të atit, i cili ishte shpërngulur disa vjet më parë. Por kur mbërritën atje, zbuluan se ai po jetonte me një grua tjetër. E ëma e Da Silva mbeti e vetme dhe rriti vetë 8 fëmijë, më i vogli prej të cilëve ishte zoti Da Silva.

Në nevojë për para, ai u bë zejtar metalpunues në moshën 14 vjeçare në rrethinat e qytetit. Një punë fizike gjatë të cilës ai humbi gishtin e vogël të dorës së majtë.

Ai u bë udhëheqës i sindikatave në një periudhë kur puna në prodhim ishte shumë e përhapur dhe e ktheu lëvizjen në parti politike. Ai hyri në garën e parë presidenciale në vitin 1989, të cilën e humbi, ashtu si edhe dy gara të mëvonshme.

Më në fund, në vitin 2020 ai fitoi duke u bërë punëtori i parë që mbante detyrën më të rëndësishme të vendit. Ai u rizgjodh 4 vjet më vonë pasi mundi kundërshtarin Geraldo Alckmin, i cili në këto zgjedhje u rreshtua në krah të zotit Da Silva.

Eksportet drejt Kinës u zgjeruan duke rritur buxhetin e qeverisë dhe një program i gjerë ndihmës për mirëqenie sociale u dha mundësi dhjetra milionë brazilianëve të ngjiteshin në shtresën e mesme. Zoti Da Silva la detyrën duke patur një popullaritet rekord prej 80% dhe presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Barack Obama e cilësoi atë si “politikanin më popullor në botë”.

Dilma Rousseff, që u mbështet nga zoti Da Silva, u zgjodh Presidente në 2014.

Megjithatë, në mandatin e dytë të zonjës Rousseff, politikanë dhe biznesmenë të njohur u hetuan për korrupsion. Hetimi i zgjeruar rezultoi në një skandal për administratën e saj, bashkë me zotin Da Silva dhe pjesën tjetër të Partisë së Punëtorëve, që ai themeloi.

Hetimet zbuluan se kërkohej ryshfet në këmbim të kontratave qeveritare. Ato shkaktuan një recesion të thellë dy-vjeçar, për të cilin u fajësuan politikat e gabuara ekonomike të zonjës Rousseff duke rritur pakënaqësinë ndaj Partisë së Punëtorëve. Ajo u akuzua në 2016 për shkelje të ligjit në manaxhimin e buxhetit.

Ish-Presidenti Da Silva u dënua për ryshfet dhe vuajti dënimin në një burg të Curitibas. Burgimi e mënjanoi atë nga gara presidenciale e vitit 2018 dhe i hapi rrugën drejt fitores zotit Jair Bolsonaro, atëherë deputet.

Karriera politike e zotit Da Silva ishte njollosur. Jeta e tij personale ishte shpërbërë.

Bashkëshortja e tij u nda nga jeta, “për shkak të hidhërimit nga hetimi”, sikurse tha atëherë Da Silva.

Por, dalëngadalë ai filloi të mblidhte veten. Ai nisi të shkëmbente letra dashurie me një grua të quajtur Rosângela da Silva, shkurt Janja. Raporti i tyre mori jetë falë ndihmës së avokatit të zotit Da Silva, Luis Carlos Rocha, që e vizitonte atë çdo ditë të javës.

Rocha u kthye në një “korrier të duruar”, duke fshehur letrat e zonjës Janja brenda xhepit të xhaketës së tij, ku rojet nuk kontrollonin. Ai i tha Associated Press se fytyra e zotit Da Silva ndriçonte pas çdo zarfi shumëngjyrësh që ai i dorëzonte.

“Dashtë Zoti, një ditë do t’i botojmë letrat,” tha zoti Da Silva në një tubim në shtator. “Por vetëm për personat mbi 18 vjeç”.

Gjykata e Lartë nisi vlerësimin e ligjshmërisë së akuzave ndaj tij, të cilat përfundimisht i anuloi me arsyetimin se kryetari i trupit gjykues federal ka qenë i njëanshëm dhe ka bashkëpunuar me prokurorët.

Pas 580 ditësh burgim, zoti Da Silva ishte një njeri i lirë, i lirë të martohej me të dashurën e tij dhe i lirë të kandidonte për presidencën. Kjo nuk e zmbrapsi Presidentin aktual të kërkonte një mandat të dytë dhe t’u kujtonte votuesve se përse u dënua zoti Da Silva, duke paralajmëruar se nëse zgjidhej, atëhërë “hajduti do të kthehej në skenën e krimit”.

Rikthimi i tij rigjallëroi pakënaqësitë ndaj Partisë së Punëtorëve. Fakti se shumë brazilianë ende e përçmojnë zotin Da Silva ishte një arsye kyçe e garës së ngushtë mes dy rivalëve politikë, gjatë këtyre zgjedhjeve.

Majtisti Luis Inacio Lula da Silva fitoi me 50.9% të votave, rezultati më i ngushtë qëkurse Brazili u kthye në sistem demokratik tre dekada më parë.

Gjatë fjalimit të tij të fitores, zonja Janja ishte në krah të tij, ashtu sikurse kishte bërë gjatë gjithë fushatës. Ajo shpërtheu në lot nga emocionet. Dhe nuk ishte e vetmja.

“Kam qarë kur u burgos. Tani qaj sepse ai do ta kthejë në normalitet Brazilin. Ai mund ta bëjë këtë”, tha një Claudia Marcos, një historiane 56 vjeçare që iu bashkua mijëra brazilianëve për të festuar fitoren e majtistit në sheshin kryesor të Sau Paulos.“Ai është feniksi ynë. Presidenti më i rëndësishëm në historinë e Brazilit”.

Nga zyrat qendrore të Partisë së Punëtoreve, zoti Da Silva lexoi të dielën një fjalim të gjatë të shkruar me kujdes duke premtuar se do të bashkojë Brazilin. Ai do të marrë detyrën në 1 janar dhe ka deklaruar se nuk do të kërkojë një mandat tjetër. Kjo do të thotë se ky mandat presidencial mund të jetë “akti i tij i fundit”.

“Njeriun nuk e plakin vitet, por mungesa e kauzës”, tha zoti Da Silva i cili mbushi 77 vjeç tre ditë para votimeve. “Brazili është kauza ime. Njerëzit e Brazilit janë kauza ime”./ VOA



Ju sugjerojmë

“U deshën 3,000 vjet”, Donald Trump nënshkruan planin e paqes për Gazën
Bota

“U deshën 3,000 vjet”, Donald Trump nënshkruan planin e paqes për Gazën

13 Tetor, 2025 7:51 pm
Inteligjenca gjermane: Rusia nuk heziton të përfshihet në konfrontim ushtarak
Bota

Inteligjenca gjermane: Rusia nuk heziton të përfshihet në konfrontim ushtarak

13 Tetor, 2025 7:28 pm
Mbyllja e autostradës Tiranë–Durrës, trafik i rënduar në Tiranë
Aktualitet

Mbyllja e autostradës Tiranë–Durrës, trafik i rënduar në Tiranë

13 Tetor, 2025 7:02 pm
Trump dhe Zelensky takim të premten, presidenti ukrainas: Shpresë për paqe
Bota

Trump dhe Zelensky takim të premten, presidenti ukrainas: Shpresë për paqe

13 Tetor, 2025 6:42 pm
Trump: Nuk do kishte marrëveshje për Gazën nëse SHBA nuk do ta kishin sulmuar Iranin
Bota

Trump: Nuk do kishte marrëveshje për Gazën nëse SHBA nuk do ta kishin sulmuar Iranin

13 Tetor, 2025 6:15 pm
PD depoziton në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për “McGonigal”
Politikë

PD depoziton në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për “McGonigal”

13 Tetor, 2025 5:44 pm
Të burgosurit palestinezë të liruar nga Izraeli kanë mbërritur në Gaza
Bota

Të burgosurit palestinezë të liruar nga Izraeli kanë mbërritur në Gaza

13 Tetor, 2025 5:21 pm
Agron Shehaj: Partia Mundësia, forca e tretë politike në të gjitha qarqet
Politikë

Partia ‘Mundësia’ shkresë KQZ, kërkon seli qendrore

13 Tetor, 2025 5:01 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Grabitje me dhunë në Vorë, arrestohen dy “skifterët”

13 Tetor, 2025 4:19 pm
Hamasi i dorëzon të gjitha pengjet Izraelit
Bota

Hamasi i dorëzon të gjitha pengjet Izraelit

13 Tetor, 2025 4:18 pm
Para
“Rusia po rekruton ushtarë afganë të trajnuar nga SHBA-ja”

"Rusia po rekruton ushtarë afganë të trajnuar nga SHBA-ja”

Sekretarja e brendshme britanike: Vendi përballë një “pushtimi” nga azilkërkuesit

Sekretarja e brendshme britanike: Vendi përballë një "pushtimi" nga azilkërkuesit

Këlliçi: Veliaj nuk më tremb fare, është kandidati më i dobët

Këlliçi: Veliaj nuk më tremb fare, është kandidati më i dobët
















TE FUNDIT

“U deshën 3,000 vjet”, Donald Trump nënshkruan planin e paqes për Gazën

“U deshën 3,000 vjet”, Donald Trump nënshkruan planin e paqes për Gazën
13 Tetor, 2025

Donald Trump ka nënshkruar planin e paqes në Gaza në samitin me liderët rajonalë në Sharm el-Sheikh, duke e përshëndetur...

Lexo më shumë

Inteligjenca gjermane: Rusia nuk heziton të përfshihet në konfrontim ushtarak

Inteligjenca gjermane: Rusia nuk heziton të përfshihet në konfrontim ushtarak
13 Tetor, 2025

Shefi i inteligjencës të Gjermanisë paralajmëroi se Rusia paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë dhe se “paqja e tensionuar” në Bashkimin Evropian...

Lexo më shumë

Mbyllja e autostradës Tiranë–Durrës, trafik i rënduar në Tiranë

Mbyllja e autostradës Tiranë–Durrës, trafik i rënduar në Tiranë
13 Tetor, 2025

Për shkak të mbylljes së përkohshme të autostradës Tiranë–Durrës, për arsye punimesh nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, është krijuar trafik i...

Lexo më shumë

Trump dhe Zelensky takim të premten, presidenti ukrainas: Shpresë për paqe

Trump dhe Zelensky takim të premten, presidenti ukrainas: Shpresë për paqe
13 Tetor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të takohet me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky të premten, tha një zyrtar i lartë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com