Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrugët/ Meta:Procedim për përgjegjësit e braktisjes së qytetarëve

2021/02/13 at 10:42 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrugët/ Meta:Procedim për përgjegjësit e braktisjes së qytetarëve

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në rrugët e vendit, ku mediat raportojnë persona të mbetur të bllokuar në akset kombëtare si pasojë e reshjeve të dëborës.

Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Meta kërkon procedim penal për përgjegjësit e braktisjes së qytetarëve në mëshirë të fatit.

Postimi i plotë

Të ndihmohen qytetarët dhe familjet e izoluara nga dëbora! Prokuroria të reagojë ndaj zyrtarëve, që braktisin njerëzit në nevojë! Dëbora, që po bie në të gjithë Shqipërinë, për fat të keq nuk ka gjetur asnjë strukturë operacionale të pushtetit qendror e vendor dhe kompani me detyrime kontraktore në krye të detyrës për të garantuar funksionimin normal të akseve rrugore. Dhjetëra drejtues mjetesh raportohet nga terreni të jenë të bllokuar në segmente rrugore, si dhe shumë familje janë izoluar në Dibër, Kukës, Has, Tropojë, Malësi e Madhe, Shkodër, Mirditë, Librazhd, Skrapar, Korçë, Devoll, Ersekë, Përmet e Vlorë.

Temperaturat po shkojnë drejt uljes ekstreme dhe vështirësitë po shtohen, ndërkohë Qendra Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Sallat e Policisë nuk po ju përgjigjen telefonatave të qytetarëve në nevojë.

Strukturat qeveritare përgjegjëse për Mbrojtjen Civile jo vetëm nuk njoftojnë publikun për alarmin e dhënë nga Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, por nuk angazhojnë asnjë strukturë operacionale për ndihmë në zonat e bllokuara.

Disa ditë më parë IGJEUM, ashtu si edhe gjatë gjithë periudhës janar-shkurt ka dhënë alarmin, për përkeqësim të motit me reshje intensive shiu dhe dëbore me stuhi, në të gjithë territorin, në datat 12-13 shkurt, duke shkaktuar përmbytje në zonat e Ultësirës Perëndimore e konkretisht në rajonin e NënShkodrës, por dhe bllokime të segmenteve rrugore nga dëbora, si dhe izolime të rajoneve të ndryshme në veri, verilindje dhe juglindje të Shqipërisë.

Nga strukturat përgjegjëse në Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Infrastrukturës e Energjisë dhe Ministrinë e Bujqësisë nuk po komunikohet me strukturat vendore për të vlerësuar paralajmërimet e IGJEUM, për përmbushjen e detyrimeve ligjore në ndihmë të popullatës në nevojë dhe drejtuesve të automjeteve dhe familjeve të bllokuara.

Është përgjegjësi e strukturave shtetërore për informimin në kohë dhe menaxhimin e situatave problematike për shkak të motit.

Bllokimi i rrugëve nga dëbora dhe mos reagimi i strukturave qendrore e vendore, si dhe i kompanive private me detyrime kontraktore, duhet të zgjojë Prokuroritë e Rretheve për të proceduar penalisht përgjegjësit e braktisjes së qytetarëve në mëshirë të fatit.

Është e patolerueshme dhe e dënueshme, që me dhjetëra familje me të moshuar e fëmijë, të kalojnë natën në makina të bllokuara nga dëbora, vetëm se strukturat qeveritare e vendore nuk kanë marrë asnjë masë.

Ju bëj thirrje të gjithë zyrtarëve përgjegjës, të cilët kanë detyrime për Mbrojtjen Civile, të angazhohen maksimalisht për përmbushjen e detyrës shtetërore duke ju shkuar në ndihmë të gjithë qytetarëve në nevojë.

Etiketa: metaprocedimrruget

Ju sugjerojmë

SPAK/ Urdhërarrest për Ergys Agasin, “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t
Aktualitet

SPAK/ Urdhërarrest për Ergys Agasin, “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t

16 Dhjetor, 2025 9:41 am
27-vjeçari u gjet i djegur në makinën e tij, zbardhet ngjarja në Qafën e Llogarasë
Kronikë

27-vjeçari u gjet i djegur në makinën e tij, zbardhet ngjarja në Qafën e Llogarasë

16 Dhjetor, 2025 9:33 am
BBC zbulon lidhje të reja të Epstein me Mbretërinë e Bashkuar
Bota

BBC zbulon lidhje të reja të Epstein me Mbretërinë e Bashkuar

16 Dhjetor, 2025 9:18 am
Vlorë/ Një person gjendet i pajetë në Lungomare
Kronikë

Vlorë/ Një person gjendet i pajetë në Lungomare

16 Dhjetor, 2025 8:33 am
Trump padit BBC për shpifje, kërkon 5 miliardë dollarë
Bota

Trump padit BBC për shpifje, kërkon 5 miliardë dollarë

16 Dhjetor, 2025 8:31 am
“Militantët serbë që luftojnë për Putin po përgatiten për një luftë ballkanike”
Kryesore

“Militantët serbë që luftojnë për Putin po përgatiten për një luftë ballkanike”

16 Dhjetor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 16 dhjetor 2025

16 Dhjetor, 2025 8:26 am
Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi
Bota

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi

15 Dhjetor, 2025 10:26 pm
Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë
Bota

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë

15 Dhjetor, 2025 9:47 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

15 Dhjetor, 2025 8:54 pm
Para
Basha bllokohet në udhëtimin drejt Shkodrës: Të hapen akset kryesore

Basha bllokohet në udhëtimin drejt Shkodrës: Të hapen akset kryesore

Foto+ Video/ Dëbora zbardh kryeqytetin

Foto+ Video/ Dëbora zbardh kryeqytetin

Horoskopi për ditën e sotme, 14 shkurt 2021

Horoskopi për ditën e sotme, 14 shkurt 2021

TE FUNDIT

SPAK/ Urdhërarrest për Ergys Agasin, “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t

SPAK/ Urdhërarrest për Ergys Agasin, “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-t
16 Dhjetor, 2025

Gjykata e Posaçme ka firmosur urdhërarrest për dy biznesmenët, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Gjithashtu është firmosur një masë sigurie...

Lexo më shumë

27-vjeçari u gjet i djegur në makinën e tij, zbardhet ngjarja në Qafën e Llogarasë

27-vjeçari u gjet i djegur në makinën e tij, zbardhet ngjarja në Qafën e Llogarasë
16 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të hënë në Qafën e Llogarasë, ku një i ri u gjet i...

Lexo më shumë

BBC zbulon lidhje të reja të Epstein me Mbretërinë e Bashkuar

BBC zbulon lidhje të reja të Epstein me Mbretërinë e Bashkuar
16 Dhjetor, 2025

Një hetim i BBC-së ka zbuluar se Jeffrey Epstein realizoi dhjetëra fluturime më shumë për në Mbretërinë e Bashkuar sesa...

Lexo më shumë

Vlorë/ Një person gjendet i pajetë në Lungomare

Vlorë/ Një person gjendet i pajetë në Lungomare
16 Dhjetor, 2025

Një person është gjetur i pajete mëngjesin e së martës përgjatë Lungomares në qytetin e Vlorës. Sipas policisë, personi është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com