Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrugët me pagesë, ja akset dhe tarifat për secilin automjet

2016/05/15 at 2:45 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rrugët me pagesë, ja akset dhe tarifat për secilin automjet

Qeveria përfundoi hartimin e strategjisë për tarifimin e rrugëve, ku janë të përcaktuara tarifat që do të paguhen nga automjetet. Sipas draftit të hartuar nga Banka Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim, me kërkesë të Qeverisë, janë rekomanduar për t’u taksuar 9 kategori automjetesh. Në draftin e strategjisë, në rast miratimi, rekomandohet që norma bazë e taksës së kalimit në rrugë për veturat të variojë nga 0,5 cent deri në 3,5 cent për kilometër, kurse për motoçikletat 0,5 cent për kilometër. Në tarifim janë përfshirë edhe furgonët, norma e tarifimit për ta është përcaktuar 1,5 cent për kilometër, kurse për autobusët 2 deri në 3 cent për kilometër dhe për kamionët 4 cent për kilometër. Në rast se tarifat e rekomanduara miratohen nga Qeveria, për një rrugë ku kalimi do të jetë me pagesë, për 100 km një veturë do të paguajë 3,5 euro.

rruget

Në strategji mbetet e papërcaktuar nëse tarifat do të jenë për rrugë individuale apo do të vendosen njëlloj për të gjithë rrjetin. Për Shqipërinë, në strategjinë që ka hartuar BERZH­i, rekomandohet që tarifat të vendosen me norma të barabarta për kilometër për të gjitha rrugët brenda rrjetit, pavarësisht kostove të ndërtimit apo trafikut të automjeteve.

“Përdorimi i normave uniforme tarifore lejon ndërsubvencionimin për rrugët më pak fitimprurëse, nga ato me të ardhura më fitimprurëse”, thuhet në draftin e strategjisë. Në draft ngrihet shqetësimi i tarifave për shtetasit e huaj, ku rekomandohet që ato të zbatohen të njëjta si për vendësit. “Normat e tarifave duhet të jenë uniforme dhe jo të ndryshojnë për trafikun e huaj dhe vendës. Strategjia shqiptare e tarifimit të rrugëve dekurajon çdo skemë proteksioniste që bën të huajt të paguajnë më shumë se vendësit. Skema do të ishte në kundërshtim me rregullat e BE­së, dhe ka të ngjarë të bëjnë më shumë dëm ekonomik, sesa përfitim”, thuhet në draft.

ZBATIMI I TARIFAVE

Në draft sugjerohet që të tarifohen 9 rrugë, ku për zbatim të menjëhershëm rekomandohet Tiranë­-Durrës, Milot­ -Morinë, Tiranë-­ Elbasan dhe Rruga e Arbrit, që ende s’ka përfunduar. Hartuesit e draftit paraqesin dy opsione për mënyrën e implementimit të sistemit të tarifimit.

rruget 1

Sistem i mbyllur, ku sheshet e pagesave të jenë në çdo hyrje dhe dalje të autostradës, çka siguron që të gjithë shoferët të paguajnë sipas distancës të udhëtimit. Opsioni i dytë është sistemi i hapur, që ofron sheshe tarifore në intervale përgjatë shtrirjes kryesore të autostradës. Në strategjinë për vendin tonë rekomandohet skema e hapur për pagimin e tarifave. “Një skemë e tillë do të minimizojë numrin e nevojshëm të pikave të kontrollit dhe zbulimit të automjeteve dhe do të kontribuojë në uljen e kostove të ndërtimit dhe operimit”, thuhet në draftin e tarifimit të rrugëve./ Panorama

Ju sugjerojmë

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe
Bota

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

6 Qershor, 2025 9:06 am
Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit
Bota

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

6 Qershor, 2025 8:53 am
58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
Aktualitet

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

6 Qershor, 2025 8:35 am
Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
Aktualitet

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

6 Qershor, 2025 8:29 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

6 Qershor, 2025 8:25 am
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
Aktualitet

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

6 Qershor, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:19 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Para
Video/Arbnora Ademaj cmend rrjetin me të pasmet seksi 

Video/Arbnora Ademaj cmend rrjetin me të pasmet seksi 

Aksident i fortë në Lezhë, ja si u copëtuan makinat 

Aksident i fortë në Lezhë, ja si u copëtuan makinat 

Ja si dënoheshin pushtetarët “si Shukriu” në Tiranën e vitit 1930 

Ja si dënoheshin pushtetarët "si Shukriu" në Tiranën e vitit 1930 

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe
6 Qershor, 2025

“Dosjet Epstein” kanë hyrë në përplasjen e pashembullt midis Elon Musk dhe Donald Trump. Miliarderi i Afrikës së Jugut, në...

Lexo më shumë

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit
6 Qershor, 2025

Si të përgatitemi për një takim me Presidentin e SHBA-së Donald Trump? Kjo është ndoshta pyetja që çdo kryetar shteti...

Lexo më shumë

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
6 Qershor, 2025

Ulja e pragut të të ardhurave dhe detyrimi i të dypunësuarve për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore e...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
6 Qershor, 2025

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Përmes një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com