Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Rrugët janë mbushur me qen me dy këmbë”, Çani:Jeta në Shqipëri vlen zero…

2021/06/25 at 9:50 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Rrugët janë mbushur me qen me dy këmbë”, Çani:Jeta në Shqipëri vlen zero…

Arian Çani ka folur në hyrje të emisionit “Zonë e Lirë” këtë të premte për ngjarjen që tronditi tërë vendin, ku një familje e tërë u shua pas një aksidenti rrugor. Çani e konsideron këtë ngjarje një krim tragjik në autostradë. Po ashtu ai ka përsëritur mesazhin e tij ndaj qytetarëve, të cilin tha se do ta thotë gjithmonë, për t’u larguar nga Shqipëria.

“Para se të flasim për lajmin e kobshëm që sot në një farë mënyre i dha fund jetës së atyre dy vajzave, njëra 9 vjeç dhe tjetra 14, së bashku me prindërit e tyre humbën jetën në një aksident, duhet thënë në një krim tragjik në autostradën, Fier-Vlorë. Të gjithë i keni parë pamjet. Rrjetet sociale diarre janë mbushur nga komentet. Ka komente pafund. Ishte një gjë e tmerrshme, nga një Audi A8. Nuk di çfarë ka ndodhur në atë autostradë, por makina e tyre, një Toyota, më duket ishte bërë çarçaf. Ishte një tmerr i vërtetë. Besoj se e kuptoni pse unë kam gjithë këto vite që në fund të emisionit, që mos t’u fus frikën në fillim, gjithmonë bëj thirrje, urgjent të gjithë ju që e kapni mesazhin tim largohuni nga ky vend sa më parë me qëllim që jeta juaj të vazhdojë. Këtë thirrje do të vazhdoj ta bëj. Kjo që ndodhi sot është një nga motivet se pse unë e bëj këtë thirrje”, tha Çani.

Rrugët janë të mbushura me qen, jo vetëm me katër këmbë, sipas Çanit. Ai u shpreh se jeta në Shqipëri nuk ka vlerë dhe shtoi se nëse kjo ngjarje do të ndodhte në një vend tjetër, qytetarët do të kishin dalë për të protestuar.

“Jo më kot them kujdes. Rrugët janë mbushur me qen, jo vetëm me katër këmbë, por edhe me dy këmbë. Kujdes! Të gjithë ju që keni makinat e vogla prej kartoni, të cilat nuk ju mbrojnë jetën, më mirë kalojini pushimet në Greqi, si familja e shkretë që erdhi nga Greqia për të kaluar pushimet ca ditë në jug se sa të vini këtu dhe të ikni për lesh. Kjo është një situatë e tmerrshme. Pse është situatë e tmerrshme kjo? Sepse mund t’i ndodhte çdonjërit prej nesh. Kujtdo. Por ndryshe nga vendet e tjera që po të ndodhte një ngjarje e tillë kaq e rëndë me një Audi që ecën me 200 kilometra në orë në këto rrugë që nuk kanë barriera ndarëse dhe del makina në fushë, pale se ç’gjen atje përveç bagëtive, mund të gjente dhe njerëz të tjerë dhe që përfundon në këtë farë feje, do të thotë që jeta në Shqipëri e ka vlerën zero. Kjo është e vërteta, pa e zbukuruar. Çdo njeri prej nesh mund të ishte sot në vend të asaj familje që iku nga kjo jetë kot fare. Në një vend tjetër normal, do ishin ngritur qytetarët. Do kishin protestuar heshturazi me një qiri në dorë. Ju do thoni “Arjan këtu nuk e bëjnë se vapë e madhe”. Jo, jo. Këtu nuk e bëjnë edhe po të ishte dimër. Do të thotë jeta në Shqipëri ka vlerën zero. Kjo nuk do të thotë që jeta nuk vazhdon. Vazhdon. Vazhdon edhe në Shqipëri ku jeta e ka vlerën zero. Derisa të bëhemi zero të gjithë”.  

4 anëtarë të një familjeje nga Patosi u shuan në një aksident tragjik të premten, në aksin Fier-Vlorë në vendin e njohur si “Kripa”. Viktimat janë Eduart Gushi, 44 vjeç, bashkëshortja e tij Silvana 33 vjeçe dhe 2 vajzat e çiftit, Anastasia dhe Eva, 14 dhe 9 vjeç. Familja sapo ishte kthyer nga Greqia dhe ishte duke shkuar me pushime në bregdet me një makinë Toyota me targa greke, kur një makinë luksoze Audi, që drejtohej nga 22-vjeçari Igli Madani humbi kontrollin dhe i goditi nga pas./ Tv Klan

Etiketa: aksidentetArjann Cani

Ju sugjerojmë

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
Bota

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

1 Shkurt, 2026 5:05 pm
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

1 Shkurt, 2026 1:01 pm
Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
Aktualitet

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

1 Shkurt, 2026 11:27 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

1 Shkurt, 2026 11:03 am
Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
Kryesore

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

1 Shkurt, 2026 10:59 am
Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
Bota

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

31 Janar, 2026 10:46 pm
Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë
Bota

Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë

31 Janar, 2026 9:51 pm
Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite
Aktualitet

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite

31 Janar, 2026 8:39 pm
Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse
Bota

Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse

31 Janar, 2026 8:09 pm
Para
Tjetër aksident, makina përplas të riun në Elbasan

Tjetër aksident, makina përplas të riun në Elbasan

Vrau George Floyd, ja me sa vite burg u dënua ish-oficeri i policisë

Vrau George Floyd, ja me sa vite burg u dënua ish-oficeri i policisë

COVID-19, OBSH: Bota po dështon në furnizimin me vaksina

COVID-19, OBSH: Bota po dështon në furnizimin me vaksina

TE FUNDIT

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
1 Shkurt, 2026

Ish- presidenti dhe ish-Kryeministri i Malit të Zi Milo Djuknovic ka mohuar të ketë patur njohje apo komunikim me Jeffrey...

Lexo më shumë

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas
1 Shkurt, 2026

Prej të paktën 4 orësh aksi rrugor Librazhd- Përrenjas është i bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve masive të dheut dhe...

Lexo më shumë

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
1 Shkurt, 2026

Në podcastin e tij “Flasim”, Kryeministri Rama ka folur edhe në lidhje me zhvendosjen e zyrës së Kadastrës së Vlorës...

Lexo më shumë

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
1 Shkurt, 2026

Një arsenal armësh zjarri dhe municionesh janë sekuestruar në Tiranë në zonën e Selitës, pas një operacioni policor të koduar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com