Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrugët e reja të drogës në Amerikën Jugore, si po rriten bandat shqiptare

2018/08/01 at 7:38 PM
në Bota, Kronikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrugët e reja të drogës në Amerikën Jugore, si po rriten bandat shqiptare

Sipas raporteve të shumta ndërkombëtare, organizatat kriminale shqiptare janë shumë aktive në trafikun e drogës. Përveç prodhimit lokal, tani ka rrugë të rëndësishme edhe nga Amerika e Jugut. Organizatat kriminale shqiptare “kontrollojnë territoret, prodhojnë investime të konsiderueshme dhe ndikojnë në mënyrë aktive në politikën shqiptare“, – thotë raporti i fundit i Shoqërisë së Hapur mbi evolucionin e krimit të organizuar në Shqipëri (2017).


“Shqipëria prodhon dhe eksporton një sasi të konsiderueshme të marijuanës, veçanërisht në Evropë, dhe është një vend tranzit për heroinën dhe kokainën afgane, duke shërbyer si hyrja kryesore për shpërndarjen e heroinës në Evropë“, – shkruan Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e tij mbi strategjinë për kontrollin ndërkombëtar të narkotikëve, botuar në mars 2018, duke vënë në dukje se edhe në qoftë se “numri i konfiskimeve dhe arrestimeve të drogës është rritur në vend gjatë viteve të fundit, mbeten dyshime rreth angazhimit të qëndrueshëm të qeverisë ndaj një aplikimi të vendosur (të ligjit).”

Shqipëria është e regjistruar në hartën globale të drogës si një vend prodhues dhe si një nyje shpërndarjeje. Ky vlerësim u konfirmua edhe në Raportin Botëror të Drogës 2017 nga Kombet e Bashkuara, i cili thekson ekzistencën e “dëshmive konkrete” të përfshirjes së grupeve kriminale shqiptare në të gjithë trafikimin e madh të drogës në Evropë (heroinë, kokainë, kanabis).

Në shkurt të vitit 2018, për shembull, në portin e Durrësit u kap një ngarkesë rekord prej 613 kg kokain e pastër, pasi mbërriti e fshehur në një kamion me banane, direkt nga Kolumbia. Vlera e saj, e vlerësuar nga policia shqiptare në 180 milionë euro, tregon se një rrugë e re është vendosur midis Amerikës Jugore dhe brigjeve shqiptare. Një fakt i konfirmuar edhe nga Agjencia Kombëtare Britanike për Krime (NCA), e cila vëren se “kriminelët në Ballkan po rrisin gjithnjë e më shumë rrjetin e tyre të ndikimeve, duke formuar marrëdhënie të drejtpërdrejta me furnizuesit e kokainës në Amerikën Latine”.

Për NCA, “kërcënimi i grupeve kriminale shqiptare është i rëndësishëm. Londra është qendra e tyre kryesore, por ata janë vendosur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.”

Ky zgjerim ndërkombëtar në mënyrë të pashmangshme prodhon pasoja brenda kufijve të Shqipërisë. “Shqipëria shërben si bazë për operacionet e organizatave rajonale kriminale. Paratë e paligjshme mund të riciklohen lehtësisht,” – vëren Departamenti Amerikan i Shtetit. Por si është rikthyer paraja e drogës në Shqipëri? Raporti i Shoqërisë së Hapur citon mbi të gjitha sektorin e pasurive të paluajtshme, kazinotë dhe qendrat e basteve, ashtu si dhe raporti i Departamentit të Shtetit, i cili thotë se “agjencitë e zbatimit të ligjit e njohin nevojën për të luftuar pastrimin e parave, por mbeten shumë të paaftë për ta bërë këtë.”

Por aktivitetet e botës kriminale shqiptare nuk kanë të bëjnë vetëm me forcat ndërkombëtare të policisë dhe vëzhguesit e brendshëm në vend. Këshilli Europian, i cili u takua në fillim të verës për të vendosur nëse do të hapte ose jo bisedimet e pranimit me Shqipërinë, vendosi të shtyjë fillimin e bisedimeve me një vit. Këshilli, duke përshëndetur “përpjekjet” shqiptare, vëren se “demontimi i grupeve kriminale mbetet një sfidë e rëndësishme“.

“Këshilli thekson rëndësinë që Shqipëria të ndjekë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, madje edhe në fusha specifike si represioni i kultivimit dhe trafikimit të drogës“, tha deklarata përfundimtare e takimit të 27-28 qershorit. Njëzet e tetë liderë evropianë ftojnë Tiranën të “vazhdojë dhe thellojë përpjekjet e tyre për të reduktuar kultivimin e kanabisit” dhe “të sigurojë arritjen e rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe çmontimin e rrjeteve të krimit të organizuar“.

Si në këto pika, po ashtu edhe në të tjera, qeveria shqiptare do të duhet të punojë nga tani dhe deri në 2019 për të bindur Bashkimin Evropian që të hapë negociatat e pranimit. Deri në atë datë, “lufta pa mëshirë ndaj drogës” e premtuar në vitin 2013 nga kryeministri Edi Rama do të duhet të sjellë rezultate konkrete./ Përshtati nga eu-ocs Lapsi.al

Etiketa: Amerika Jugorebanda shqiptarekrimi


Ju sugjerojmë

I vendoset tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë
Kronikë

Hidhet në erë makina e administratorit të Fushë-Krujës

29 Shtator, 2025 10:38 pm
Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës
Bota

Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës

29 Shtator, 2025 10:31 pm
Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”
Bota

Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”

29 Shtator, 2025 10:22 pm
Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
Bota

Orban: Ukraina nuk është shtet sovran

29 Shtator, 2025 9:29 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Rusia tërhiqet nga Konventa Evropiane kundër Torturës

29 Shtator, 2025 8:12 pm
Kina dënon me vdekje 11 anëtarë të familjes mafioze
Bota

Kina dënon me vdekje 11 anëtarë të familjes mafioze

29 Shtator, 2025 7:31 pm
Rënia e tregjeve nga tarifat, Trump-amerikanëve: Mos u tregoni të dobët dhe budallenj
Bota

“Filmi”/ Trump vendos 100% tarifë për produksionet që realizohen jashtë SHBA-së

29 Shtator, 2025 6:36 pm
Trump dhe Netanyahu takohen në Shtëpinë e Bardhë: I sigurt për paqe në Gaza
Bota

Trump dhe Netanyahu takohen në Shtëpinë e Bardhë: I sigurt për paqe në Gaza

29 Shtator, 2025 6:32 pm
“Nuk mund të përballoni një luftë me Rusinë”, Medvedev kërcënon përsëri Europën
Bota

“Nuk mund të përballoni një luftë me Rusinë”, Medvedev kërcënon përsëri Europën

29 Shtator, 2025 5:16 pm
Kush është George Soros?
Bota

Kush është George Soros?

29 Shtator, 2025 4:29 pm
Para
Fotolajm/ Eleni Foureira me bikini, si kurrë parë më parë

Fotolajm/ Eleni Foureira me bikini, si kurrë parë më parë

Video/ Këngëtarja shqiptare bën shqiponjën, anëtari serb i jurisë hakmerret

Video/ Këngëtarja shqiptare bën shqiponjën, anëtari serb i jurisë hakmerret

Lajmi i fundit/ Benzi përplaset me motorin në Yrshek, në gjendje të rëndë drejtuesi

Lajmi i fundit/ Benzi përplaset me motorin në Yrshek, në gjendje të rëndë drejtuesi
















TE FUNDIT

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit
29 Shtator, 2025

Në emisionin Opinion është diskutuar në lidhje me çmimet e larta të produkteve ushqimore, duke analizuar shkakun e kësaj rritje...

Lexo më shumë

Hidhet në erë makina e administratorit të Fushë-Krujës

I vendoset tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë
29 Shtator, 2025

Kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë i është vendosur lëndë plasëse në  automjet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës

Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës
29 Shtator, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, së bashku me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë rënë dakord...

Lexo më shumë

Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”

Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”
29 Shtator, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se do të kryesojë një “Bord të Paqes” për të mbikëqyrur rindërtimin e Gazës sapo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com