Politikë

Rrugët e reja për kalimin në Angli/Zvministri i Brendshëm:S’është fenomen i panjohur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:36 - 13/09/22 |
Opi Nion

Teksa foli për largimin e shqiptarëve nga Shqipëria drejt Anglisë përmes Irlandës së Veriut, zëvendës ministri i Brendshëm, Andi Mahila deklaroi se ky nuk është një fenomen i panjohur. Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Çështjet Ligjore, Mahila tha se trajtimi i migracionit të paligjshëm është objekt i punës dhe i organeve të vendeve të BE.

Ai bëri me dije se institucionet janë të angazhuara plotësisht për minimizimin e burimit të këtij migracioni të paligjshëm.

“Për saktësi, deklaratat e politikanëve anglezë apo ato që media britanike ka nxjerrë bën fjalë për 4 nga 10, jo 6 në 10 që dhe ajo është kundërshtuar po prapë nga ta. Një herë u tha 40% pastaj kaloi në 17%. Por natyrisht për pjesën e shfrytëzimit të një linje tjetër nga Irlanda e Veriut, patjetër që kemi informacion. Jemi në dijeni, kjo është lufta ndaj bëhet dhe bashkëpunimi i strukturave, shteteve. Kjo marrëveshje është një nga këto format. Probleme me BE po të ishte numri zero do ishte më e mira e mundshme, nuk është. Parë nga një këndvështrim krijon shqetësim por dhe strukturat përgjegjëse në shtet e BE, në Francë, Gjermani, të cilët janë të ligjshëm mbase në momentin në BE, veprimi i kalimit të La Mansh i bën të paligjshëm. Ka shumë prej tyre që janë të rregullt në BE, pra nuk përbën problem për BE në këtë moment por kalimi i La Manshit përbën problem. Trajtimi i mirgacionit të paligjshëm është objekt i punës dhe i organeve të vendeve të BE. Nuk është fenomen i panjohur dhe krijon shqetësim deri në atë fazë se si të përballohet por jo të kalojë në një diskutim… të paktën deri në këto momente. Kur shtetet e BE shikojnë që Shqipëria, institucionet janë të angazhuara plotësisht për minimizimin e burimit të këtij migracioni të paligjshëm, kjo nuk është se kalon në atë shqetësimin që të bëhet shkaktar për mosavancimin e vendit në BE”, tha zv.ministri i Brendshëm Andi Mahila.

 

Pas