Rruga ura Çerenecit-Zgosht, që lidh qarkun e Dibrës me atë të Elbasanit do të jetë gati në Pranverë.
Zv.kryeministrja Belinda Balluku gjatë inspektimit të punimeve tha ky është një investim i rëndësishëm, pasi do të ketë impakt në sezonin verior, si dhe aksi lidhet dhe me Korridorin Tetë.
Deri më tani është shtruar deri në 80 për qind e shtresës së dytë të asfaltit të kësaj rruge.
“Jemi në një vepër të rëndësishme, që krijon një ndërlidhje mjaft të kërkuar nga dy zona, të cilat duken larg. Jemi në qarkun e Dibrës dhe lidhemi me qarkun e Elbasanit. Unë shikoj edhe standardin e ndërtimit, duke marrë parasysh kushtet atmosferike, është standard i mirë ndërtimi. E themi gjithmonë, nuk mjafton të ndërtosh një rrugë, duhet që ajo të ketë të gjitha standardet e ndërtimit. Problematikat që hasim me mirëmbajtjen janë ato që kanë kostot më të larta”, u shpreh ministrja Balluku.
Balluku u shpreh se një premtim tjetër që duhet të mbahet është rruga e Lurës që shkon drejt Peshkopisë, për të cilën kanë nisur procedurat e prokurorimit.