Kryeministri Edi Rama deklaron se rrugën Porto Romano-Durrës ka përfunduar në lotin 3 shtresat asfaltike dhe rruga po bëhet gati për vijëzimet.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar disa foto nga punimet në këtë rrugë, krahas së cilave shkruan se ky projekt do të lehtësojë trafikun dhe do të jetë në funskion të Parkut Energjitik, Portit Industrial, si dhe zonave të lira ekonomike
“Në kantierin e rrugës Porto Romano-Durrës vijon puna, ku aktualisht në lotin 3 kanë përfunduar shtresat asfaltike dhe rruga po bëhet gati për vijëzimin përfundimtar. Ky investim me gjatësi rreth 6 km është pjesë e aksit të ri rrugor që lidh autostradën Tiranë-Durrës me zonën e Porto Romanos, një projekt i rëndësishëm që do të lehtësojë ndjeshëm trafikun dhe do të jetë në funksion të Parkut Energjitik, Portit Industrial, si dhe zonave të lira ekonomike”, shkruan kreu i qeverisë.