Aktualitet

Rruga në plazhin e vjetër në Vlorë me 3 standarde në 50 metra


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:57 - 16/06/22 |
Opi Nion

Banorët e zonës së Plazhit të Vjetër në Vlorë janë ankuar pranë emisionit Stop në Tv Klan për punimet në rrugën “Hasan Bleta” që kalon pranë shtëpive të tyre.

Rruga që po ndërtohet është financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Por rruga ka devijuar nga projekti, nuk ka të njëjtën gjerësi nga fillimi deri në fund dhe nuk ka trotuare.

Banorët kërkojnë që rruga të bëhet brenda standardeve. Në 50 metra distancë janë aplikuar standarde të ndryshme.

“Ne jemi banorë prej 30 vitesh këtu. Erdhën këta zotërinjtë, na piketuan vendin, do prishin muret. Dakord i thamë, sa do prishet ju e dini”.

“Kjo rruga ka dalë si gjarpër, e kanë bërë si sytë e tyre”.

“20 metër mur kanë prishur aty, nuk kam thënë asnjë gjë. Të bëhet rruga me trotuar, duam rrugën të bëhet siç duhet”.

“Rruga të prishet nga të dyja anët njësoj siç janë shënuar”.

“Ishte muri deri këtu. Thanë do prishet, e prisha. Bëra kollonë të re që ta bëj portën pas murit. Kur erdhën ata thanë që nga piketimi të bie kollona këtu (më përpara). Dhe u thashë, pse e prishët kur unë e kisha mirë? Edhe tani si ta bëjmë në”.

Vetë banorët shkojnë në Bashki dhe një inxhinier në zyrën e Urbanistikës i thotë që Bashkia e Vlorës nuk ka dijeni për këtë situatë, pasi rruga po ndërtohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Madje, ai ju thotë banorëve se ajo rrugë nuk duhet të ishte bërë, por investimi të bëhej diku tjetër.

Specialisti-Nuk duhet të shtrohet ajo rruga! Lekët nuk duhet të venë atje, duhet të venë vend tjetër! Ai asfalti është caktuar diku tjetër, nuk mund ta hedhin aty!

Qytetari-Nuk është bërë akoma asfalt. Ato kanë punimet, kanë shtuar tubat e ujit të…

Specialisti-Ato tubat, nuk duhet të venë atje! Duhet të venë në një rrugë tjetër! Ka rrugë të tjera, që duhen shtruar!

Qytetari-Ne nuk na shqetëson, sepse….

Specialisti-Tani, unë e kuptoj, që ju s’ju shqetëson, sepse mirë ju bëhet, por realisht ajo rrugë nuk duhet të shtrohet tani! Do shtrohet më vonë!

Qytetari-Bashkia ka përgjegjësi tani, për këto punime?

Specialisti-Bashkia po të kishte përgjegjësi, nuk do ta shtronte atë rrugë. Nuk merret Bashkia me këtë investim, por merret Fondi Shqiptar i Zhvillimit, është i Qeverisë.

Qytetari-Tani, kur i bëri, pse tani e ka anashkaluar rrugën, e ka futur edhe 20 pond brenda xhadesë?

Specialisti-Nuk di t’ju jap përgjigje!

Qytetari-Edhe as trotuare, as gjë prej gjëje.

Specialisti-Do t’i drejtoheni FSHZH. Ata po e bëjnë zbatimin e punimeve, ato e kanë mbikqyrjen e punimeve!

Drejtori i urbanistikës, Jurgen Collaku, bisedoi në telefon me gazetaren e “Stop”, dhe tha se do të interesohet për zbatimin e projektit të rrugës “Hasan Bleta”.

“Është financuar, tenderuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Neve si Bashki, thjesht na kanë vënë në dispozicion projektin. Do interesohem absolutisht! S’diskutohet kjo gjë! Direkt, tani”, thotë drejtori i urbanistikës.

Emisioni Stop do të vijojë ta ndjekë këtë çështje që projekti të zbatohet me përpikmëri./ Tv Klan

Pas