Politikë

Rruga Milot-Fier/Basha:Nga i pari te i fundit do përgjigjen për çdo abuzim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:07 - 02/07/20 |
Al Do

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar akuzat ndaj mazhorancës se nuk ka ndihmuar bizneset dhe qytetarët në situatën ekonomike të krijuar nga koronavirusi.

Në një status në Facebook, kreu demorat është ndalur edhe tek projekti i fundit që prezantoi kryeministri Rama ditën e djeshme, atë të rrugës Milot-Fier.

Për Bashën ky projekt bëhet për ti dhënë para “oligarkëve” dhe paralajmëron se për çdo abuzim do të përgjigjen “nga zyrtari i nivelit më të ulët deri te kryeministri dhe çdo sipërmarrës”.

Në ditët e fundit të pushtetit, kanë intensifikuar operacionin Kap Ça të Kapësh. 1.2 miliardë euro nga buxheti i shtetit parashikon t’i japë për rrugën imagjinare Fier-Milot.

Asnjë qindarkë që i kanë marrë me të padrejtë këtij populli që sot po vuan, nuk do ta gëzojnë. Nga i pari te i fundit, nga zyrtari i nivelit më të ulët deri te kryeministri dhe çdo sipërmarrës, do përgjigjet për çdo abuzim. Ndryshe abuzimi do bëhet rrugë, e Shqipëria do vazhdojë të vuajë.”, shkruan Basha.

Më tej Basha shkruan se nëse ai do të fitojë zgjedhjet do të vendosë taksën e sheshtë 9%, do të heqë “taksën Rama” nga karburantet dhe do të ndihmojë turizmin.

Do të vendosim taksën e sheshtë 9%, që t’u japim frymëmarrje bizneseve, që të rrisin të ardhurat dhe punësimin, do të investojmë në infrastrukturë, do të heqim “taksën Rama” nga karburantet, çka do të sjellë uljen e çmimit me 24 lekë të reja për litër.

Në bashkëpunim me operatorët turistikë, bazuar në eksperiencat më të mira të vendeve turistike, ne do të bëjmë gjithçka që ta kthejmë Shqipërinë në destinacion për turistët nga e gjithë bota dhe vend të preferuar për investitorët vendas dhe të huaj.”, mbyll Basha postimin e tij. /Opinion.al

Pas