Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rruga Kadare

2018/04/03 at 11:10 AM
në Komente
Kohë leximi: 2 min
A A
Rruga Kadare

Nga Edison Ypi: Vringëllime shpatash, klithma jeniçerësh, urdhëra pashallarësh, spasma epileptikësh, ura që rënkojnë, çetë mokrarësh, mbledhje kolektivi, idhtarë partish, kosovarë që venë në plazh, kuaj të hazdisur, mushka zevzeke, gërrvima karrocash, rrena gazetash, dallavere deputetësh, zhurma benzash, myzeqarë me Versace, malësorë me tirqe, Gjorgu i fandaksur duke ikur nëpër bjeshkë, gjyqe gjaqesh, hakmarrje, pusira, dekrete mbretërorë, hajdutë mbi Toyota, koka të prera në sepete me akull, të vdekur me të gjallë mbi kalë, ruse të ëmbëla, turkesha të pabesa, zonja të rënda nëpër Ballo ose nëpër baltovina, gjaksa që kalojnë natën në hane të rrezikshme, malësorë të heshtur me gojët si brava të ndryshkura, Skënderbeu mbi një shkëmb në Reps, Mao Ce Duni duke përshëndetur mirditorët, Ismail Qemali te tuneli i Kalimashit, Alush Tabutgjati eksploron Kosovën me Navigator elektronik, Dy prostituta ukrainase me pajton drejt Durrësit. Lasgushi mbi një Rolls Royce duke bërtitur “mespërmes për Shqipëri”, Mark Zavalina, kandidat për deputet duke ikur për fushatë elektorale në Maqellarë, Ebu Qerimi brenda një karroce të mbyllur duke parë një ëndërr me sy hapur, Ganimete Cuka duke vajtur në Gjakovë ku ka hapur një Sallon Bukurie, Zonja Nurihan me dy celularë në secilin vesh; Në njërin po flet me Zonjën Mukades që u shemb mbi trotuar e vdekur kur një partizane i thirri nga pas “shoqe”, në tjetrin me ambasadorin e Francës i cili po e siguron për të disatën herë se sot është më e bukur se kurrë, Besnik Struga duke ngrënë groshë Dibre në një restorant në Kukës kërkon të gjejë me Google Map vendin ku nëndetset e Pashalimanit u shitën për skrap, Kryeveqilharxhi duke pirë lëng shege llogarit me laps e letër tarifën në Euro të kalimit të autostradës Tiranë-Prishtinë.


Atë rrugë sot e thërresin “Rruga e Kombit”.

Që më vonë të mos thonë se në këtë vend ka vetëm;

Rrugë, shkolla, sheshe, me emra terroristash;

Të persekutuar të diktaturës që llafosen si nëpër soc libra, shkruajnë me gjuhën e Zërit të Popullit, simpatizojnë Violeta Manushin;

Hajdutë që e vjedhin, vrasësa që e përgjakin, budallenj që e turpërojnë, idiotë që gdhihen e ngrysen në fejsbuk;

Por edhe njerëz që kanë shkruar kryevepra Letërsie që i ka zili bota;

Që nesër të thonë, S’lanë dreqni’ pa bërë, ama e bënë edhe një punë të mirë;

Për nder të gjeniut me ndikim iluminues të pakrahasueshëm nën diktaturën më të egër dhe më të shëmtuar të planetit, pas pak ajo rrugë do quhet “Rruga Kadare”.



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
VIDEO/ Gjiknuri: Dhuna barbare nga flakëhedhësit e Tiranës, të arrestuarit janë manipuluar

VIDEO/ Gjiknuri: Dhuna barbare nga flakëhedhësit e Tiranës, të arrestuarit janë manipuluar

Si të mbroni të dhënat nga hackersat, më e thjeshtë se sa e kishit menduar

Si të mbroni të dhënat nga hackersat, më e thjeshtë se sa e kishit menduar

Konfirmimi/ Kancelari i Gjykatës së Kukësit: Protestuesit e arrestuar dalin të mërkurën për masën e sigurisë

Konfirmimi/ Kancelari i Gjykatës së Kukësit: Protestuesit e arrestuar dalin të mërkurën për masën e sigurisë
















TE FUNDIT

VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar

VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar
15 Maj, 2025

Një incident është regjistruar mesditën e sotme në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave në Kashar, ku një vëzhgues...

Lexo më shumë

Kosovë/ Liderët e partive politike mblidhen në Presidencë

Kosovë/ Liderët e partive politike mblidhen në Presidencë
15 Maj, 2025

Të katër liderët e partive parlamentare shqiptare kanë shkuar në takimin e ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, në përpjekje për...

Lexo më shumë

PD shkresë KQZ-së: Kërkojmë dokumentacionin e procesit të votimit nga diaspora

Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
15 Maj, 2025

Partia Demokratike i ka kërkuar KQZ-së dokumentacionin e procesit të votimit të shqiptarëve nga diasora. Përmes një shkrese zyrtare dërguar...

Lexo më shumë

Aksident me vdekje/ Motori përplaset me bordurën, humb jetën 26-vjeçari

Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
15 Maj, 2025

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com