Politikë

Rruga e ndarë në dysh në Borsh, PD: Pasojë e korrupsionit me oligarkët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:00 - 10/01/21 |
Doriana Çepunaj

Ish-deputetja e PD, Nada Meçorapaj këtë të dielë ishte në Borsh në segmentin e rrugës së shembur pas reshjeve në zonë. Sipas saj, rruga e çarë në dysh nuk është pasojë e ndonjë tërmeti, por është pasojë e korrupsionit të qeverisë.

“Rruga e çarë në dysh nuk është pasojë e ndonjë tërmeti, por e korrupsionit të kësaj qeverie. Janë rreth 14 milionë euro që Edi Rama i jep kompanisë Salillari për të mirëmbajtur aksin e Jugut, por në vendngjarje është vetëm 1 punëtor dhe asnjë përpjekje për rregullim”, tha ish deputetja.

Më tej ish-deputetja akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk mban asnjë premtim, si dhe kujtoi zgjedhet r 25 prillit, të cilat sipas saj do të sjellin ndryshimin.

“Pak reshje shiu dhe vjedhja e qytetarëve del në sipërfaqe, duke nxjerrë gjendjen e rëndë të keqqeverisjes, abuzimit, vjedhjes, korrupsionit. Asgjë e mirë nuk mund të ndodhë me Edi Ramën në krye të qeverisë. Kemi edhe 105 ditë për të bërë ndryshimin”, u shpreh ish deputetja Meçorapaj./Opinion.al

 

Pas