Aktualitet

Rruga e Lumit të Vlorës, Rama: Shkurton distancën drejt Jonit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:35 - 03/07/22 |
Opi Nion

Pas hapjes së tunelit të Skërficës, mëngjesin e sotëm kreu i qeverisë, Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale rrugën e Lumit të Vlorës, e cila sapo është përfunduar.

Kryeministri thotë se kjo rrugë shkurton distancën për të shkuar në bregdetin e Jonit në më pak se 1 orë.

Por më e rëndësishme sipas tij, është fakti që zgjeron hartën turistike të jugut, duke afruar malet e Labërisë me detin, gjë e cila mund të sjellë një turizëm në të gjithë muajt e vitit.

“Dhe me një tjetër vepër të sapopërfunduar të infrastrukturës sonë kombëtare, rrugën e Lumit të Vlorës, e cila jo vetëm shkurton distancën për të shkuar në bregdetin e Jonit nga më shumë se dy orë në më pak se një orë, por dhe zgjeron hartën turistike të jugut, duke afruar malet e Labërisë me detin përmes një udhëtimi të bukur panoramik për një turizëm gjithëvjetor, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan Rama.

Pas