Aktualitet

Rruga e Kombit/Shefi i Njësisë:Shkelës më të shumtë, shoferët që vijnë nga Kosova



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:33 - 04/06/22 |
Opi Nion

Policia e Shtetit vijon kontrollet në rrugët e vendit me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Në një njoftim për mediat uniformat blu bëjnë me dije se makina inteligjente dhe radarët automatikë kanë monitoruar përsëri qarkullimin e automjeteve në Rrugën e Kombit, në të dy senset e lëvizjes, ku janë skanuar, automjete me shpejtësi që varionin nga 135 km/h deri në 195 km/h.

Gjatë fundjavës janë evidentuar një numër më i madh shkeljesh, kryesisht shpejtësia mbi normat e lejuara, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorimi i rripit të sigurimit dhe parakalimet e gabuara.

Kështu, gjatë 24 orëve të fundit: 100 leje drejtimi janë pezulluar për shpejtësi, 331 gjoba janë vendosur po për shpejtësi, por pa sanksion plotësues (pezullim i lejes së drejtimit), për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorim të rripit të sigurimit dhe për parakalime të gabuara.

Shefi i Njësisë për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë Gramoz Dafku ka theksuar se shkelësit më të shumtë janë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Kosova për në Shqipëri dhe anasjelltas, prandaj po bashkëpunohet edhe me Policinë Kufitare, për të bërë të mundur shlyerjen e masave administrative nga drejtuesit e atyre automjeteve që kanë mundur të ndalohen nga shërbimet e Policisë Rrugore.

Po ashtu ai ka apeluar për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, duke qenë se Rruga e Kombit po monitorohet në çdo moment me mjetet logjistike bashkëkohore, jo për të rritur numrin e masave administrative, por me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve, për të pasur një sezon turistik veror me parametra optimalë të sigurisë rrugore.

 

 

Pas