Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Rruga e Kombit”, reagon IFC: Tarifa do paguhet në tunelin e Thirrës

2016/07/29 at 11:08 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Rruga e Kombit”, reagon IFC: Tarifa do paguhet në tunelin e Thirrës

Korporata Financiare Ndërkombëtare, IFC ka reaguar për “News24” në lidhje me koncesionin e Autostradës Milot-Morinë, duke theksuar se tarifa e parashikuar reflekton nivelin e jetesës së popullsisë dhe është më e ulët se mesataret e rajonit.


IFC bën të ditur se tarifa do të paguhet vetëm në një pikë, në tunelin e Thirrës dhe do të aplikohet një skemë zbritjeje për përdoruesit e shpeshtë të autostradës.

  1. Duke qenë se IFC-ja ka qenë pjesë e konsultimeve për dhënien me koncesion të kësaj autostrade, mendoni se tarifa e vendosur nga ministria është e duhura?
    Niveli i tarifave është analizuar me kujdes dhe është marrë çdo masë me qëllim që të sigurohet që ajo është e përballueshme, dhe që reflekton nivelin e jetesës së popullsisë shqiptare. Tarifa e parashikuar është më e ulët se mesataret rajonale, dhe do të paguhet vetëm në një pikë, në tunelin e Thirrës, me qëllim që të sigurohet që kryesisht udhëtuesit e distancave të gjata të paguajnë tarifën, ndërkohë që banorët lokalë të cilët bëjnë udhëtime të shkurtra do të vazhdojnë të përdorin autostradën falas. Gjithashtu do të ketë një skemë zbritjeje në tarifë për përdoruesit e shpeshtë, ku drejtuesit e mjeteve të cilët do ta përdorin autostradën më shpesh do të kenë ulje, gjë që do të jetë një përfitim për bizneset shqiptare.

Niveli i tarifës është përcaktuar në bazë të kostove të rehabilitimit të rrugës, si dhe kostove të mirëmbajtjes dhe operimit të autostradës. Autostrada Milot-Morinë është një infrastrukturë shumë komplekse. Për shkak të një terreni shumë të vështirë malor, Autostrada përfshin tunelin më të gjatë në rajonin e Evropës Juglindore, ura të shumta, prerje dhe argjinatura. Prandaj, natyra e autostradës e bën atë relativisht të shtrenjtë për shfrytëzim dhe mirëmbajtje, veçanërisht krahasuar me autostradat në vendet e tjera të rajonit, të cilat janë ndërtuar shpesh në terrene të sheshta ose vetëm kodrinore.
Megjithatë, pavarësisht këtyre specificikave, niveli i tarifës është i ngjashëm ose më i ulët se sa tarifat në në vendet me standard të ngjashëm jetese në rajon. Për shembull, tarifa mesatare në Greqi është 4.9 qindarka euro për km, në Maqedoni varion nga 3.2 në 4.3 qindarka euro, në Kroaci është 4.92 qindarka euro, dhe mbi 5.0 qindarka euro në Bosnjë.

  1. A është kjo tarifë më e lartë se vlera e vendosur nga kompania konsulente sikurse akuzon opozita?
    Në vitin 2015, një shoqëri konsulente sugjeroi që niveli i tarifës duhet të jetë rreth 3.5 qindarka euro për km (pa përfshirë TVSH-në). Tarifa tani propozohet të jetë 3.63 qindarka euro për km (pa përfshirë TVSH-ne), që është shumë afër dhe tërësisht brenda diapazonit të rekomandimit të mëparshëm.
  2. Mbi ҫ’baza është vendosur kjo tarifë dhe cili është argumenti juaj mbi të?
    Niveli i tarifës u përcaktua bazuar në një gamë të gjerë faktorësh, që përfshin parashikimet për të ardhurat, kostot kapitale, kostot e operimit dhe mirëmbajtjes, kushtet e financimit të cilat do të jepen nga huadhënësit, si dhe supozimet rreth kthimit mbi kapitalin e investitorit. Të gjithë këto faktorë u studjuan dhe analizuan për të përcaktuar kufijtë e pranueshëm të tarifave dhe subvencioneve.
  3. Përse duhet që autostrada Durrës-Kukës të jepet me koncesion?
    Që nga përfundimi i autostradës përpara pesë vitesh, ajo është përkeqësuar ndjeshëm, dhe nëse nuk bëhen investime të mëdha që janë të nevojshme për operimin dhe mirëmbajtjen e saj, ajo do të përkeqësohet dhe më tej. Koncesioni do të sigurojë që në autostradë të bëhen më shumë investime, dhe që ajo të funksionojë në nivel të lartë cilësor duke u ofruar drejtuesve të mjeteve siguri dhe kushte më të mira për 30 vitet e ardhshme. Cilësia e lartë e autostradës do të rrisë aktivitetin ekonomik në vend dhe rajon. Gjithashtu, portet shqiptare do të bëhen më konkurrues nga këndvështrimi i bizneseve nga vendet pa det në rajon (Kosova, Serbia, Hungaria), shumë prej të cilëve do të jenë në gjendje të përdorin Shqipërinë si lidhjen e tyre detare.

 

Etiketa: rruga e kombittarifatuneli i thirres


Ju sugjerojmë

Humbin pasaportat e 50 turistëve izraelitë në Bosnje-Hercegovinë
Rajoni

Humbin pasaportat e 50 turistëve izraelitë në Bosnje-Hercegovinë

17 Gusht, 2025 5:51 pm
Witkoff: Putini u pajtua me garanci të sigurisë të modelit të NATO-s për Ukrainën
Bota

Witkoff: Putini u pajtua me garanci të sigurisë të modelit të NATO-s për Ukrainën

17 Gusht, 2025 5:36 pm
Denaj prezanton aplikacionin Agritourism al:Zbulo Shqipërinë përmes fermave…
Kryesore

Denaj prezanton aplikacionin Agritourism al:Zbulo Shqipërinë përmes fermave…

17 Gusht, 2025 5:12 pm
Express: Shqipëria, oaz turizmi në mes të krizës së zjarreve
Aktualitet

Express: Shqipëria, oaz turizmi në mes të krizës së zjarreve

17 Gusht, 2025 4:40 pm
Vuçiç niset drejt Moskës
Rajoni

Protestat në Serbi,Vuçiç:Nuk po e shqyrtojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

17 Gusht, 2025 4:27 pm
Mbi 200 persona të zhdukur nga përmbytjet në Pakistan
Bota

Mbi 200 persona të zhdukur nga përmbytjet në Pakistan

17 Gusht, 2025 4:08 pm
“Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë”, Von der Leyen konferencë me Zelenskyn
Bota

“Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë”, Von der Leyen konferencë me Zelenskyn

17 Gusht, 2025 3:53 pm
Kremlini kërkon kontrollin mbi rajonin e Donbasit
Bota

Kremlini kërkon kontrollin mbi rajonin e Donbasit

17 Gusht, 2025 3:50 pm
BBC viziton Butrintin: Një nga qytetet e lashta më të mirëruajtura të Europës
Aktualitet

Butrinti/ 44,555 turistë e vizitojnë vetëm në korrik. Shifrat për 7 mujorin e 2025

17 Gusht, 2025 3:39 pm
Izraeli njoftoi për një ofensivë të re në veri të Gazës
Bota

Izraeli njoftoi për një ofensivë të re në veri të Gazës

17 Gusht, 2025 3:37 pm
Para
Historia e vajzës që ikte me lekët e xhiros, vodhi 7 lokale

Historia e vajzës që ikte me lekët e xhiros, vodhi 7 lokale

Candy, modelja angleze që u bë e pasur duke zmadhuar gjoksin

Candy, modelja angleze që u bë e pasur duke zmadhuar gjoksin

Zbulohet data kur do të dalë në treg iPhone 7

Zbulohet data kur do të dalë në treg iPhone 7

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Humbin pasaportat e 50 turistëve izraelitë në Bosnje-Hercegovinë

Humbin pasaportat e 50 turistëve izraelitë në Bosnje-Hercegovinë
17 Gusht, 2025

Rreth 50 turistë prej Izraelit, që kanë qenë duke qëndruar në Sarajevë, kanë raportuar se u kanë humbur pasaportat, kanë...

Lexo më shumë

Witkoff: Putini u pajtua me garanci të sigurisë të modelit të NATO-s për Ukrainën

Witkoff: Putini u pajtua me garanci të sigurisë të modelit të NATO-s për Ukrainën
17 Gusht, 2025

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, ka thënë të dielën se lideri rus, Vladimir Putin është...

Lexo më shumë

Denaj prezanton aplikacionin Agritourism al:Zbulo Shqipërinë përmes fermave…

Denaj prezanton aplikacionin Agritourism al:Zbulo Shqipërinë përmes fermave…
17 Gusht, 2025

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka prezantuar pasditen e sotme aplikacionin Agritourism al. Përmes një postimi në...

Lexo më shumë

Express: Shqipëria, oaz turizmi në mes të krizës së zjarreve

Express: Shqipëria, oaz turizmi në mes të krizës së zjarreve
17 Gusht, 2025

Shqipëria vazhdon të jetë një destinacion për udhëtarët nga e gjithë bota. Ky vend i pasur me histori, kulturë dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com