Është një nga zonat turistike të qarkut të Fierit. Për të shkuar buzë detit Adriatik, vizitorët kalojnë përmes kësaj rruge.
Është zona Remas-Bedat Karavasta në Divjakë. Aksi rrugor është i shkatërruar duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve. Bëhet fjalë për 5 km rrugë në gjendje skandaloze për të cilën banorët ankohen pasi nuk qarkullojnë dot. Thonë se as produktet bujqësore nuk i nxjerrin dot nga tokat e tyre.
Klan News u interesua pranë bashkisë së Divjakës ku kryetari thotë se ka një projekt për këtë zonë. Është një investim i fondit shqiptar të zhvillimit që pritet të nisë në fillim të muajit Janar
Derisa investimi të nisë dhe gjendja e rrugës të përmirësohet banorët e kësaj zone do iu duhet të zgjedhin akse alternative për të lëvizur.
Klan News