Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rruga e aksidenteve në Tiranë,zgjidhjet për shmangien e fataliteteve

2021/06/24 at 9:26 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rruga e aksidenteve në Tiranë,zgjidhjet për shmangien e fataliteteve

Sot emisioni “Stop” tregoi sesi sinjalistika e gabuar rrugore është bërë shpesh burim aksidentesh. Vetëm së fundi në zonën pranë ish-Kinostudios humbën jetën dy persona të aksidentuar, ndërsa ecnin në vijat e bardha, ndërsa një tjetër mbeti e plagosur pasi po ecte në trotuar. Eksperti Rrugor Fatmir Hasho shpjegoi të gjitha problemet e kësaj rruge.


“Më vjen mirë që keni kapur një temë shumë interesante pasi ai aks rrugor është me të vërtetë shumë problematik. Në momentin e parë mendoj se nuk është i saktë një vendkalimi këmbësorësh dhe kjo ndodh derisa vemi tek sheshi Shtraus ku diçka zgjerohet rruga dhe fillon kjo sinjalistika e re. Nuk e di kush e ka bërë dhe çfarë mendimi ka pasur ose mbi çfarë studimi është bazuar për ta kryer atë rrugë me një korsi në ngjitje dhe dy në zbritje. Pse? Kjo ka krijuar disa problematika. E para njëherë disa makina që kanë parkuar jo në rregull dhe kjo bën pengesë për ato mjete që janë në korsinë që do ngiten lart. Nëse unë dua që të zbatoj rregullat në mënyrë rigoroze nuk mund të kaloj dot sepse më pengojnë mjetet e parkuara. Kemi autobusë në këtë rrugë që nuk kanë stacionet e dedikuara. Kjo është një problematikë që duhet të zgjidhet detyrimisht pasi edhe autobusët në ngjitje bëhen pengesë. Për biçiklistat nuk kemi asnjë lloj korsie të dedikuar, kur sot po bëjmë gjithë këtë propagandë për shtimin e numrit të biçikletave dhe për lehtësimin e mjeteve. Kini parasysh, është një rrugë me shumë dendësi. Nga rruga Bardhyl deri lart tek rrethrrotullimi i Tv Klan çdo orë të ditës ka një trafik të shtuar. Nëse do të shtojmë edhe papërgjegjshmërinë e drejtuesve të mjeteve sidomos atyre që ngjiten sipër dhe përdorin korsinë të cilat janë për t’u kthyer majtas dhe tek semaforët e majtë dhe semaforët e dytë të cilët, rrinë zënë vendin dhe menjëherë kalojnë në krahun e djathtë për t’u futur. Nuk duhet të harrojmë gjënë më kryesore, kemi që kur vjen nga rrethrrotullimi poshtë nuk është rregulluar ende sinjalistika ku ndodhi ai aksidenti i tmerrshëm me humbjen e jetës së dy këmbësorëve në vijat e bardha dhe trotuar. Pra ende nga bashkia nuk është parë me seriozitet, e kam thënë disa herë, nuk e di sa herë duhet ta themi sepse ato vija të ndërprera aty për të kaluar nga një korsi në tjetër janë një shkak absolut për të bërë aksidente”, tha eksperti.

Sipas ekspertit, zgjidhja për këtë rrugë është kthimi me dy korsi, shtimi i një korsie të dedikuar bicikletash dhe rregullimi i stacioneve të autobusëve.

“Pjesa e parë deri tek sheshi Shtraus nuk ka probleme është me dy korsi, një ngjitje dhe një zbritje. Mund të kishte në një distancë të ndërmjetme një vendkalim për këmbësorët. Kam içik vëmendje për sinjalistikën në rrugë sepse nuk është shumë e dukshme. Megjithatë deri në sheshin Shtraus jemi ok. Nga sheshi Shtraus deri lart, ku fillon kjo ndarja me 3 korsi, aty fillon ky problemi. Duhet parë në mënyrë urgjente një zgjidhje. Në radhë të parë duhet të kthehet siç ishte me dy korsi. Të bëhen dhe korsi me biçikleta të dedikuara. Të rregullohen vendkalimet e këmbësorëve sepse në disa vende për mua janë të tepërta. Gjerësitë i gjen. Të bëhen stacionet e autobusëve atje ku ka hapësirë”, tha eksperti/ Tv Klan

Etiketa: rrugetsinjalistikatirane


Ju sugjerojmë

Avokatja e Popullit tregon pse nuk rritet numri i gjyqtarëve
-U tha në Opinion

Avokatja e Popullit tregon pse nuk rritet numri i gjyqtarëve

8 Tetor, 2025 11:56 pm
“Rrumi” dhe pronat, Hoxha: Burgosi drejtorin e hipotekës sepse s’firmoste
-U tha në Opinion

“Rrumi” dhe pronat, Hoxha: Burgosi drejtorin e hipotekës sepse s’firmoste

8 Tetor, 2025 11:04 pm
Artan Hoxha tregon pse Mond Çekiçi ishte truri i bandës së Shijakut
-U tha në Opinion

Artan Hoxha tregon pse Mond Çekiçi ishte truri i bandës së Shijakut

8 Tetor, 2025 10:41 pm
Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70
Life Style

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70

8 Tetor, 2025 10:15 pm
Kush është “Mandela palestinez” i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës
Bota

Kush është “Mandela palestinez” i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

8 Tetor, 2025 9:57 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

PD nis mbledhjen e firmave për shkarkimin e Begajt

8 Tetor, 2025 9:36 pm
Një festival që e kthen lëvizjen në një akt kolektiv
Aktualitet

Një festival që e kthen lëvizjen në një akt kolektiv

8 Tetor, 2025 9:27 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Si i përdor Trumpi paratë publike për qëllime politike

8 Tetor, 2025 8:23 pm
Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë
Rajoni

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë

8 Tetor, 2025 7:38 pm
Vendimi i qeverisë, paga shpërblim për efektivët e gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë
Aktualitet

Shkarkohen nga detyra prefekti Fierit dhe i Vlorës, kush i zëvendëson

8 Tetor, 2025 6:55 pm
Para
Aksident në aksin Fushë Krujë-Milot, tre persona të plagosur

Qëllohet me lopatë në kokë drejtori i bashkisë në Gjirokastër

COVAX ende larg ambicieve për ndarjen e vaksinave

COVAX ende larg ambicieve për ndarjen e vaksinave

“U zmadhuan Greqia e Serbia”,historiani: Shqipëria humbi 69% të sipërfaqes

“U zmadhuan Greqia e Serbia”,historiani: Shqipëria humbi 69% të sipërfaqes
















TE FUNDIT

Avokatja e Popullit tregon pse nuk rritet numri i gjyqtarëve

Avokatja e Popullit tregon pse nuk rritet numri i gjyqtarëve
8 Tetor, 2025

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, gjatë një interviste në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka shpjeguar arsyet kryesore pse sistemi...

Lexo më shumë

“Rrumi” dhe pronat, Hoxha: Burgosi drejtorin e hipotekës sepse s’firmoste

“Rrumi” dhe pronat, Hoxha: Burgosi drejtorin e hipotekës sepse s’firmoste
8 Tetor, 2025

Skema e zbuluar nga SPAK të tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit nga një grup kriminal u diskutua në...

Lexo më shumë

Artan Hoxha tregon pse Mond Çekiçi ishte truri i bandës së Shijakut

Artan Hoxha tregon pse Mond Çekiçi ishte truri i bandës së Shijakut
8 Tetor, 2025

Në emisionin “Opinion” po diskutohet në lidhje me aktivitetin e grupeve kriminale në vendin tonë. Gazetari Artan Hoxha thotë se...

Lexo më shumë

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70
8 Tetor, 2025

Çmimi i arit ka shënuar një rritje historike, duke kaluar për herë të parë pragun e 4 mijë dollarëve për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com