Aksi rrugor Bajram Curri-Valbonë, është i bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme. Policia e Shtetit bën me dije se shkak i bllokimit të rrugës është bërë rënia e gurëve, si pasojë e reshjeve të shiut. Uniformat blu iu bëjnë thirrje qytetarëve që të evitojnë lëvizjen në këtë segment rrugor, deri në një njoftim të dytë zyrtar. Ndërkohë, po punohet për hapjen e këtij segmenti rrugor.
Njoftimi i Policisë:
Për shkak të reshjeve të shiut, gjatë mbrëmjes së djeshme, aksi rrugor Bajram Curri-Valbonë, është i bllokuar nga rënia e gurëve. Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e qytetarëve apo turistëve që ndodhen në Tropojë, të evitojnë lëvizjen në këtë segment rrugor deri në një njoftim të dytë.
Shërbimet e Policisë Rrrugore ndodhen në vendin e bllokimit si dhe firma kontraktuese po punon për hapjen e rrugës. Për çdo problem qytetarët që ndodhen në këtë aks të telefonojnë në numrin 129 për t’ju ardhur në ndihmë./ Opinion.al