Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rruga “4 Shkurti”, Veliaj: Sali Berisha dhe Ilir Meta gati të deklarohen protofashistë

2023/02/06 at 3:18 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Inceneratorët/ Veliaj-Kryemadhit: Ajo e di më mirë, kanë qenë ministra të LSI-së

Kryebashkiaku, Erion Veliaj teksa ka folur mbi debatin për saktësimin e emërtimit të rrugës “4 Shkurti “ në rrugën “Dëshmorët e 4 shkurtit”, është shprehur se reagimet e opozitës vijnë sa herë që në Tiranë flitet për antifashizmin.


Veliaj u bëri thirrje qytetarëve në Shqipëri dhe në Kosovë që të mos bien pre e komenteve përçarëse, nga politikanë dhe analistë që janë gati të deklarohen protofashistë.

“Unë e di ekzaktësisht kush punon për kë interes të grupeve të huaja, apo të politikanëve që synojnë përçarjen. Ndaj, edhe u bëj thirrje vëllezërve dhe motrave në Kosovë, mos u përçani nga këta njerëz, shikoni faktet – opinionet i kemi të ndryshme, por faktet nuk mund t’i kemi të ndryshme. Ju përmenda një listë faktesh dhe nuk pranoj komente as nga Sali Berisha, as nga Luli me Joridën dhe sidomos nga LSI-ja, që në 2012-ën e ka konsideruar një akt të tradhtisë së luftës dhe të partizanëve riemërtimin e rrugës, kurse sot papritur janë gati të deklarohen fashistë. S’ka asnjë problem, se një parti që nisi si lëvizje socialiste, sot është një ‘freedom party’, pra ka kaluar komplet në ekstremin e djathtë, nga këta “protofashistë” Shqipëria dhe Kosova gjithmonë kanë pasur probleme”, tha Veliaj.

Ai tha se e ardhmja nuk i përket as fashizmit, as nazizmit, por solidaritetit dhe vëllazërisë.

“Sa të kem frymë dhe sa të jem në këtë detyrë, do të punoj që Kosova të nderohet dhe të respektohet, siç e kemi bërë në gjithë këto shembuj. Do të sigurohem që do të vazhdojmë ta ushqejmë këtë vëllazëri, ndërkohë që e pranoj që, siç ka ndodhur përpara 79 vitesh, ashtu vazhdon ndodh edhe sot, që një pjesë e jona i gëzohet përçarjes, investohet në ndasi, por nuk kanë të ardhme. E ardhmja i përket bashkimit dhe solidaritetit mes Shqipërisë dhe Kosovës, dhe njerëzve të nderuar që marrin emërtimet hapësirat publike në Tiranë, Prishtinë dhe kudo tjetër”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës ka përmendur shembuj konkretë se si gjatë administratës që ai drejton, janë vlerësuar dhe nderuar shumë personalitete të Kosovës.

 “A ka politikanë në Shqipëri e Kosovë, të cilët nga kolltuku i tyre duan të fusin frymën e përçarjes? Patjetër që ka! Por, dua t’ju kujtoj diçka: Në Tiranë kemi edhe një emërtim tjetër, aty rruga ‘Ibrahim Rugova’ do të takohet me rrugën ‘Kristo Luarasi’, tek Diga e Liqenit, aty ndodhet rruga e ‘Kosovarëve’. Unë dhe administrata jonë ndërtuam shkollën ‘Kosova’, e cila u dogj gjatë kohës që PD-ja bënte gati lejen e pallatit – zonja Tabaku, z. Basha, Petrit Vasili ishte nënkryetar bashkie asokohe, së bashku me Monikën dhe Ilirin në koalicion, u bënë bashkë për të dhënë pallat në territorin e shkollës ‘Kosova’. Sot ajo është ngritur më e fortë, më e bukur, më e madhe se ç’ka qenë kur kam qenë unë fëmijë dhe shkoja në atë shkollë. Ju kujtoj sheshin ‘Adem Jashari’, i cili dikur ka qenë një rrethrrotullim makinash, siç ka qenë në fakt edhe sheshi ‘Skënderbej’. Sot sheshi ‘Adem Jashari’ është me shatërvanë, ka një veshje me pllaka mermeri, janë mbjellë pemë, është vërtet një vend ideal për homazhe. Ju kujtoj se Tirana ka një park me emrin ‘Nexhmije Pagarusha’, ndodhet te Parku i Liqenit. Për të gjithë ata që kritikojnë pemët, qofshin në Kosovë, këtej apo andej kufirit, le të vijnë të mbjellin një pemë aty. Ndoshta është mënyrë më e mirë se sa të bëjnë analistin nga kolltuku dhe të mbjellin përçarje mes nesh. Ju kujtoj se, ndërkohë që jam kryetar i Bashkisë, kemi dhënë vetëm një titull “Qytetar Nderi” në Tiranë dhe ky titull i është dhënë z. Adem Demaçi, përpara se të ndërronte jetë, dhe jam i lumtur që ishte akti i fundit publik këtu. Faktet janë të panumërta, edhe për dinjitetin, prestigjin dhe respektin që i kemi dhënë Presidentit të madh Rugova. Më vjen mirë që familja e tij është mbështetëse e kësaj pune të përbashkët përkujtimore që po bëjmë në Tiranë”, theksoi Veliaj./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
Kryesore

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

24 Tetor, 2025 10:29 pm
“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
Bota

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

24 Tetor, 2025 9:26 pm
Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
Rajoni

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24 Tetor, 2025 8:23 pm
Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
Rajoni

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

24 Tetor, 2025 7:21 pm
Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Messi rinovon kontratën me Inter Miami
Sport

Messi rinovon kontratën me Inter Miami

24 Tetor, 2025 5:31 pm
PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD
Politikë

PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD

24 Tetor, 2025 5:16 pm
Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn

24 Tetor, 2025 5:07 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

24 Tetor, 2025 5:01 pm
Para
Porti i Durrësit/Opozita-Nikollës:Deputetët s’mund të flasin nga 2.57 minuta, kërkojmë…

“McGonigal”/PD kërkon seancë të Posaçme, çdo deputet ka të drejtën e një pyetjeje

Foto/ Ndërtesat e shembura në Turqi, mes tyre kalaja afro 2 mijë-vjeçare

Foto/ Ndërtesat e shembura në Turqi, mes tyre kalaja afro 2 mijë-vjeçare

Video/ Shembet ndërtesa në Turqi, ndërsa të tjerat “fërkohen” me njëra-tjetrën

Video/ Shembet ndërtesa në Turqi, ndërsa të tjerat "fërkohen" me njëra-tjetrën
















TE FUNDIT

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
24 Tetor, 2025

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Rama ka ndarë edhe foto nga Berlini, ku në krah të...

Lexo më shumë

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
24 Tetor, 2025

Rreth 4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë katolikë në Itali në raste të raportuara që nga viti 2020, sipas një...

Lexo më shumë

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
24 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ishte i ftuar mbrëmjen e së enjtes në RTS, ku foli për çështjet më të...

Lexo më shumë

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
24 Tetor, 2025

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka goditur me grusht një qytetar në sheshin e Prishtinës. Zemaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com