Punonjës të bashkisë dhe përfaqësues të PS-së kanë dalë sot pasdite në një tubim para bashkisë së Kavajës duke u shprehur kundër dorëheqjes së Elvis Rroshit.
Ky i fundit ka dhënë edhe një deklaratë para pjesëmarrësve në tubim ku ka thënë se do të rikandidojë në krye të bashkisë së Kavajës.
“Unë si kryetari juaj shumë shpejt do vazhdoj gjyqet për drejtësinë time, për drejtësinë që SHQUP me vite më ka baltosur. Që Elvis Roshin do ta keni kryetar bashkie prap, që Elvis Rroshi që tmerron Berishën, tmerron Bashën…”, u shpreh ai në tubim.
http://www.dailymotion.com/video/x4dq5wl_rroshi-para-socialisteve-do-rikandidoj-tmerroj-berishen-e-bashen_news