TIRANË- Bashkë me shkrirjen e strukturës që hetonte zyrtarët e lartë prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka vendosur lëvizjen e drejtuesit të Prokurorisë së Korçës, Alket Mersini, me kërkesë të këtij të fundit, duke e komanduar prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës. Në vend të tij, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës është komanduar Kol Hysenaj, aktualisht Prokuror në Prokurorinë e Tiranës.
Po me kërkesë të tij, drejtuesi i Prokurorisë së Pukës, Albert Murçaj, është larguar nga ky pozicion, duke u komanduar në Prokurorinë e Shkodrës, ku do të mbajë pozicionin e zëvendësdrejtuesit. Në vendin e tij komandohet Elidian Morina (Kasa), prokurore në Prokurorinë e Pukës.