Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrofshin nevojtoret!

2017/12/10 at 2:19 PM
në Komente
Kohë leximi: 3 min
A A
Këmbët dhe jorgani!

 


Edmond Tupja

Para nja dy javësh kisha vënë re se në tregun e vogël fshatar, diku gati buzë rrugës “Mine Peza”, krejt të rinovuar nga Bashkia e kryeqytetit tonë të shtrenjtë eurodashës (komplimentet e përgëzimet e mia asaj), ishin vendosur dy kabina tualeti ose më shqip, nevojtoresh, si dy minikulla binjake fringo të reja, aq sa të hipte dëshira e papërmbajtshme për të zbrazur në to fshikëzën e urinës ose zorrën e trashë pa humbur asnjë sekondë; këtë ma konfirmuan sinqerisht edhe disa miq të mi që pazaret vijnë e i bëjnë po atje, madje edhe disa fshatarë te të cilët blej rregullisht zarzavate e fruta.

 

Mirëpo, ditët kaluan siç kalojnë zakonisht, me shi e pa shi, me diell e pa diell, me halle e pa halle, por ende dje dy kabinat nuk ishin funksionale, pra, nuk u ofronin asnjë mundësi praktike fshatarëve që shisnin dhe blerësve të tyre të kryenin nevojat personale në rast kushtrimi fiziologjik. Gjithsesi, një enigmë vazhdon të qëndrojë pezull mbi dy kabinat tona që mezi presin përurimin e tyre në mënyrën më konkrete e më njerëzore: thjesht duke i mirëpritur derëhapur nevojtarët e duke u shërbyer atyre më së miri e, me siguri, më së liri, sepse qarkullojnë zëra se ato do të jenë me pagesë, zëra që ende nuk janë përgënjeshtruar nga Bashkia.

Në u bëftë siç thonë këta zëra, diçka më pëshpërit në vesh se këtë ide do ta ketë hedhur personalisht kryebashkiaku ynë i nderuar Erion Veliaj, i cili, me siguri matematike, e njeh në majë të gishtërinjve historinë e Romës antike dhe, rrjedhimisht e di shumë mirë se si reagoi dy mijë vjet më parë i biri i perandorit Vespasian kur mësoi se ky do të taksonte gjithë ata zanaçinj që merreshin me ngjyrosje dhe që, për nevojat e punës së tyre, i lusnin kalimtarët të urinonin falas në qypat e mëdhenj që kishin vendosur në hyrje të punishteve.

“Baba, i tha ai i skandalizuar, por paratë që do të mbledhësh në këtë mënyrë qelben erë!” Mirëpo, Vespaziani i dha të birit këtë përgjigje: “Paraja, biri im, nuk ka erë!”, pra, siç do të thoshim ne shqiptarët, “paraja nuk është më e qelbur”, sidomos pasi është pastruar mirë e bukur, e gatshme edhe për t’u lëpirë se, ku i dihet, mund të vijë erë parfum marijuane, do të shtoja unë për ta aktualizuar dukurinë në fjalë. Sidoqoftë, le të kthehemi te dy nevojtoret tona si dy minikulla binjake ende të virgjëra në anë të tregut fshatar, pranë banesës sime.

Që të dyja u vendosën atje andej nga mesi i muaji nëntor që sapo kaloi. Çuditërisht, por ndoshta jo rastësisht, ky eveniment apo event, pra, më shqip, kjo ngjarje e shënuar, ndodhi pikërisht një ditë a dy ditë përpara apo një ditë a dy ditë pas datës 19 nëntor, që është prej vitesh, as më shumë e as më pak, Dita Botërore e Nevojtoreve. Po, po, nuk po bëj aspak shaka. Të shkretat nevojtore në shkallë botërore! Njerëzit i përdorin, por i lënë edhe pas dore!

(Them kështu, sepse, sipas statistikave që lexuesit e mi seriozë ose shpotitës mund t’i gjejnë në internet, 4,5 miliardë njerëz sot ose përdorin nevojtore në gjendje tejet mjerane, ose lehtësohen duke jashtëqitur në natyrë).

Dikur, kur ishte gjallë, diktatori ynë i dalldisur shpesh, sidomos nëpër kongreset e Partisë së Punës së Shqipërisë dhe të levave apo rripave të saj të transmisionit, përdorte shprehjen “nga fitorja në fitore”; sot, nën shembullin e tij, Bashkia e Tiranës, madje, pse jo, edhe Partia Socialiste në pushtet, si avatar i Partisë së Punës, pikërisht me rastin e Ditës Botërore të Nevojtoreve, mund dhe duhej të kishin hedhur parullën “Nga nevojtorja në nevojtore!” dhe, me siguri astronomike, populli ynë i urtë, i urtë sa s’bëhet më, dele e shkuar deles, do të ishte përgjigjur në kor: “Rrofshin sa malet nevojtoret tona!”

Etiketa: edmond tupjaerion veliajtirana


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Ronela zgjedh Young Zerkën, a konfirmon kështu lidhjen?

Ronela zgjedh Young Zerkën, a konfirmon kështu lidhjen?

Nishani thërret Palokën, Ruçin e Vasilin. Ja pse

Nishani: Ligji i pronave bën me turp autoritetet e drejtësisë shqiptare 

Emocionet e Jon Gjeberesë kur pa në skenë Arditin dhe Anën

Emocionet e Jon Gjeberesë kur pa në skenë Arditin dhe Anën
















TE FUNDIT

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
6 Qershor, 2025

Ka zgjatur rreth dy orë arratia e Shpëtim Osmës, autorit të dyshuar të plagosjes së dyfishtë të ndodhur paraditen e...

Lexo më shumë

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
6 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Hanit të Hotit ka arrestuar një 42-vjeçar me qëllim ekstradimin, pasi ishte i dënuar nga autoritetet italiane,...

Lexo më shumë

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
6 Qershor, 2025

Pas zhvillimit të vizitës në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë me rastin e Kurban Bajramit, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali zhvilloi...

Lexo më shumë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
6 Qershor, 2025

Katër persona janë vrarë ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur përgjatë natës në Kiev, si pasojë e sulmeve me raketa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com