Gjatë mbrëmjes së djeshme Tirana u pushtua nga dhuna për shkak të përplasjes së tifozerive të Romës dhe Feyenoordit me njëri-tjetrin dhe më pas me policinë.
Deri në orët e para të mëngjesit të së mërkurës policia e pati të vështirë të vinte situatën nënkontroll, ndërsa 80 tifozë të dhunshëm janë kthyer në Itali.
Por situata e krijuar në vendin tonë, nuk mund të anashkalohej nga faqet e meme-ve, të cilët kanë ironizuar situatën në kryeqytet duke përdorur edhe foto të politikanëve shqiptarë.